Flash

Kronikë e një shoqërie prehistorike/ Burri shan dhe fyen ish-gruan në TikTok

Lapsi.al 15 January 2024
Kronikë e një shoqërie prehistorike/ Burri shan dhe fyen

Emisioni Fiks Fare solli dëshminë e një gruaje të divorcuar e cila ka fituar kujdestarinë e dy fëmijëve të mitur në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës.

Vendim i cili sipas gruas është kundërshtuar në Gjykatën e Apelit nga ish-bashkëshorti, por edhe Apeli që në korrik në seancën e fundit gjyqësore fëmijët Ia ka lënë të ëmës. Një vendim i cili që nga korriku nuk është zbardhur.

“Kërkoj të zbardhet vendimi i gjykatës që të marr djalin 11-vjeçar, pasi ish-bashkëshorti ma ka vënë kundër, më shan, ofendon, ka hapur faqe në TikTok ku çfarë nuk shkuan për mua”, tregon e përlotur qytetarja.

Në një takim që qytetarja bëri me sekretaren e Gjykatës së Apelit, ju tha se vendimi nuk është zbardhur për shkak të ngarkesës që kanë gjyqtarët, por që do zbardhet shumë shpejt.

Ajo që është më e rëndë në të gjithë këtë histori është i mituri që qëndron me babanë, i cili shan dhe ofendon në çdo telefonatë të ëmën.

Emisioni investigativ solli biseda mes të miturit dhe të ëmës , ku 11-vjeçari i thotë të ëmës “k…,të më hash k…”

Fjalori i përdorur edhe nga babai i të miturit i cili edhe e kërcënon ish-bashkëshorten “do të të sh…robt“ i thotë ai në prezencë të djalit të mitur.

“Dua vetëm të marr djalin dhe të jetojë me të motrën, pasi edhe ajo e kërkon çdo ditë”, thotë denoncuesja.

Ndërkohë emisioni Fiks Fare u interesua edhe në Gjykatën e Apelit Tiranë, ku u premtua se vendimi do zbardhet brenda këtyre ditëve.

Biseda e 11-vjeçarit me të ëmën: 

I mituri: Do të flas me … (motrën)

E ëma: Po

I mituri: Do të q* robt, mos më ngri nervat

E ëma: Kush të ka bërë ty? Kush të ka bërë kokën ty ore? Kush ta ka bërë kokën ore që thua këto llafe të pista?

I mituri: Ti qenkë kafsh, t’q**** robt mu në go…

E ëma: Mirë po mos, po mos….

I mituri: O pise, të q* motrën unë në p***

E ëma: Ashtu ëë.. Dëgjo tani…

I mituri: Do ma hash k**, k****

E ëma: Mirë, dëgjo mamin, nuk ka gjë… Se nuk ke njerëz ti të keqen mami, nuk ke njerëz që të të edukojnë jo. Me ata njerëz që ke aty këtë edukatë do të marrësh.

Ish-bashkëshorti: Kam për të të shkër**** robt ty dhe atyre bashk. Dhe nuk më rruhet fare nëse regjistron apo qysh e tek. Do ta sh**** robt. Do ta shqyej bushtrën ty dhe asaj, kaq.

I mituri: O ma…

E ëma: Mendoi mirë thuaj babit për këto llafe që po thua.

Ish-bashkëshorti: Do të të sh*** robt edhe do të ….. unë mos ki merak.

E ëma: Me mua nuk ke më punë fare.

Ish-bashkëshorti: Do të sh*** robt mbaje mend.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI