Flash

Dinamika e ngjarjes, 28 sekonda breshëri plumbash i morën jetën në vend mafiozit grek

Lapsi.al 15 January 2024
Dinamika e ngjarjes, 28 sekonda breshëri plumbash i morën jetën

Në vetëm 28 sekonda 44-vjeçari Vasilis Zabunis, një nga emrat më të njohur të mafias në Greqi, u ekzekutua. Ngjarja ndodhi mëngjesin e të dielës nga dy autorë të paidentifikuar.

Nga raportimet e medieve greke, njëri prej personave pasi ka zbrazur karikatorin e parë nga kallashnikovi, ka ndërruar karikatorin dhe pasi ka mbetur bosh, ka hapur derën e shoferit dhe ka qëlluar edhe një herë 44-vjeçarin nga afër, për t'u siguruar që kishte humbur jetën. Sipas informacioneve, në vendngjarje janë gjetur mbi 90 plumba kallashnikovi.

Zabunis ishte akuzuar si drejtues i një grupi zhvatësish, por edhe për disa vrasje, për të cilat nuk u gjetën prova. Ndaj tij pati një tjetër atentat në vitin 2018 në Pire, por ai arriti të mbijetonte. 44-vjeçari gjithashtu akuzohej si ekzekutori i bandës së vëllezërve Vlastos, të vrarë njëri një në burg dhe tjetri me atentat. Zabunis tentoi t'i bënte atentat gjykatëses që po gjykonte vllezërit Vlastos në 2012. por ngjarja u shmang falë ndërhyrjes së policisë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI