Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Ç'fshihet pas telefonit që Basha mbante në vesh gjithë kohës sot në Parlament?!

Lapsi.al 15 January 2024
Ç'fshihet pas telefonit që Basha mbante në vesh

Në seancën e parë të këtij sesioni parlamentar krahas keqpërdorimit të presidentit Bajram Begaj për të goditur më shumë opozitën në aksionin e saj, pati edhe një episod të çuditshëm. Lulzim Basha i rikthyer pas kaq shumë kohësh në Parlament qëndroi gjithë kohës i ulur në vendin e tij dhe me telefon në vesh.

Zor të mendosh se në kulmin e tensionit aty brenda, kreu i seksionit të vulës në PD kishte ndonjë bisedë tejet të rëndësishme për të bërë. Aq më tepër që për shkak të zhurmës brenda sallës dhe sirenave që binin papushim nga deputetët e Rithemelimit, ishte gati e pamundur të zhvilloje një bisedë normale ne tel.

Nuk përjashtohet fare mundësia që Lulzim Basha ka qëndruar enkas me telefon në vesh duke inskenuar një bisedë për t’i shpëtuar sikletit apo kompleksit të tij përballë shumicës së deputetëve të PD-së që ishin barrikaduar te foltorja. Gjithnjë e më shumë Basha shihet nga opinioni publik dhe nga kampi opozitar si një patericë e Edi Ramës.

Edhe sot ai konfirmoi bashkimin me mazhorancën në Komisionin e Refomës Zgjedhore. Rikthimi i Lulzim Bashës në Parlament ndodhi pasi arrestimit të Sali Berishës. Basha e vuan stigmën si patericë e Edi Ramës dhe njeriu që rrënoi PD-në prandaj ka të ngjarë që edhe qëndrimi i tij me telefon në vesh gjithë kohës sot ka qenë një inskenim i tij për t'i shpëtuar romuzëve të deputetëve të tij. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI