Flash

Begaj i keqpërdorur, i bën thirrje opozitës të bëjë "kthesë"

Lapsi.al 15 January 2024
Begaj i keqpërdorur, i bën thirrje opozitës të

Në seancën e parë të këtij viti në kuvend dhe të parën që pas arrestimit të kreut të opozitës Sali Berishës, kryeministri Edi Rama kishte përgatitur një skenar për ta shuar protestën e opozitës, nëpërmjet një fjalimi të Bajram Begajt dhe pranisë së ambasadorëve të Britanisë së Madhe dhe të Gjermanisë në lozhën e kuvendit.

Kur dihet se foltorja e kuvendit, zakonisht mbulohet me karriget e sallës, apo rrethohet nga ushtarët e gardës ndërsa deputetët e opozitës ndezin flakadanë, Rama "hodhi" në sallën e parlamentit presidentin e republikës me shpresë se opozita do të duket akoma më keq në sytë e ambasadorëve të huaj.

Dhe opozita nuk e ndali protestën, ndërsa Begaj megjithëse u paraljmërua për të mos provokuar tentoi të mbajë fjalimin e tij në sallën e kuvendit. Kur pa se kjo nuk mund të ndodhte, lajmëroi konferencën për mediat nga presidenca.

"Çelja e punimeve të sesionit të ri të Kuvendit, ishte një mundësi e mirë që deputetët e Kuvendit të shënonin fillimin e një kthese në jetën politike të vendit tonë" u shpreh Begaj në një mesazh ku foli sërish siç do të dëshironte shefi i tij Edi Rama.

Siç shpjegoi më pas Gazment Bardhi, opozita nuk ishte njoftuar për prezencën e Bajram Begajt në seancë. Ai tha se e kishte mësuar këtë nga lajmet në media dhe kjo ishte një provokim, që presidenti duhet t'ia kursente vetes.

Ndërkohë, Flamur Noka tha se presidenti erdhi në kuvend si ministër i propagandës së Edi Ramës dhe duhet të kishte kthyer ligjin për komisionet hetimore, ndaj nuk mund të lejohej të fliste.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI