Flash

Begaj si kukull në parlament/ Bardhi: Presidenti të mos provokojë!

Lapsi.al 15 January 2024
Begaj si kukull në parlament/ Bardhi: Presidenti të mos

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj lajmit se Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do jetë sot prezent në seancë plenare për të mbajtur një fjalë përshëndetëse.

Në deklaratën e shpërndarë për mediat, Bardhi i ka kërkuar presidentit Begaj të mos provokojë opozitën pasi Grupi Parlamentar i PD dhe opozita në Parlament janë në një betejë me mazhorancën për të fituar të drejtat kushtetuese të opozitës që mohohen prej muajsh nga Edi Rama.

Sipas Bardhit, presidenti Begaj nuk duhet të keqpërdoret nga mazhoranca si fasadë për një normalitet të rremë në Kuvendin e Shqipërisë.

Reagimi i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi:

Sa i takon opozitës, Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj ka qenë gjithmonë i mirëpritur në Kuvendin e Shqipërisë, si Kreu i Shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit. Presidenti Begaj nuk ka qenë prezent në asnjë nisje të sesionit parlamentar.

Nga diskutimet që kanë rrjedhur në media nga mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, jemi njohur me faktin që Presidenti Begaj do të jetë prezent sot në seancë plenare për të mbajtur një fjalë përshëndetëse. Edhe pse lajmi është konfirmuar nga media, dua të sqaroj se kjo nuk na është njoftuar zyrtarisht as nga Kuvendi dhe as nga Presidenca.

Për të shmangur çdo keqkuptim, dhe duke mos dashur të bësojmë se Presidneti i Republikës është përfshirë në një skenar të provokimit të opozitës, dua të konfirmoj se Grupi Parlamentar i PD dhe opozita në Parlament janë në një betejë me mazhorancën për të fituar të drejtat kushtetuese të opozitës që mohohen prej muajsh nga Edi Rama. Kjo betejë do të vijojë edhe në seancën e sotme e deri në plotësimin e kërkesave tona kushtetuese.

Në vlerësimin tonë Presidenti i Republikës duhet të kontribuojë në funksionimin normal të Parlamentit, duke duke ndërmarrë akte që nuk rrënojnë parlamentarizimin dhe lejojnë opozitën të përmbush rolin e saj kushtetues në një shoqëri demokratike, ku veçojmë të drejtën për kontroll parlamentar.

Presidenti Begaj ka të gjitha mundësitë kushtetuese për të garantuar respektimin e Kushtetutës dhe ne gjejmë rastin t’i bëjmë thirrje që të mos keqpërdoret nga mazhoranca si fasadë për një normalitet të rremë në Kuvendin e Shqipërisë. Opozita është e vendosur për të mos lejuar funksionimin normal të Parlamentit, deri në mundësimin e të drejtave të saj kushtetuese.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI