Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

15 janar 2024/ Sot është dita më e mërzitshme e vitit

Lapsi.al 15 January 2024
15 janar 2024/ Sot është dita më e mërzitshme e vitit

E hëna e tretë e janarit, e cila këtë vit është data 15 njihet ndërkombëtarisht si “E Hëna Blu” apo dita më e trishtë e vitit për banorët e hemisferës veriore. Kjo datë u përcaktua në vitin 2005 nga një llogaritje matematikore nga Dr. Cliff Arnall, një psikolog në Universitetin e Cardiff-it, i cili kombinoi disa variabla si moti i zymtë dhe i ftohtë, ndjenjat e fajit për paratë e shpenzuara në Krishtlindje dhe rënia e motivimit pas pushimeve.

Megjithatë, disa shkencëtarë e kanë quajtur formulën e Arnall-it si "farsë dhe pa bazë shkencore". Le të shohim pse. Në një artikull të botuar në “The Guardian” që në vitin 2012, neuroshkencëtari Dean Burnett e përcaktoi formulën e Arnall si "qesharake", sepse variablat janë "arbitrare, të pamundura për t'u llogaritur dhe kryesisht të papajtueshme me njëra-tjetrën". Për më tepër, sipas tij, llogaritja e Arnall do të lindte nga një bashkëpunim me kompaninë e udhëtimeve Sky Travel, e cila përdori formulën për një fushatë reklamuese.

Mirëpo, pavarësisht dyshimeve që e shoqërojnë prej vitesh, “E Hëna Blu” është kthyer në një traditë të tillë, saqë çdo të hënë të tretë të janarit qarkullon hashtagu në rrjetet sociale ndërsa ekspertët japin këshilla sesi të përballeni me të. ©LAPSi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI