Flash

U plagos në atentat/ Merret në pyetje 35-vjeçari Zamir Kalemi

Lapsi.al 14 January 2024
U plagos në atentat/ Merret në pyetje 35-vjeçari Zamir Kalemi

Zamir Kalemi, 35-vjeçari që mbeti i plagosur nga një atentat me armë zjarri ka dhënë dëshminë e tij në polici. I riu është pyetur paraprakisht nga Policia e Tiranës lidhur me dinamikën e ngjarjes, por edhe për dyshimet që ai mund të kishte mbi agresorët.

I plagosuri ka rrëfyer me detaje zonat ku ka lëvizur ditët e fundit, oraret dhe personat me të cilët është takuar. Nisur nga kjo shërbimet e Departamentit të Krimeve pranë DVP Tiranë, kanë nisur kontrollin në terren dhe sekuestrimin e pamjeve filmike në zonat ku ka lëvizur i riu.

Blutë kërkojnë konstatimin e automjetit të përdorur në ngjarje, ndjekjen e lëvizjeve të tij apo personave të tjerë që mund të kenë qenë në rolin ndihmës, qoftë për sigurimin e informacioneve, por edhe për dhënien e ndihmës për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pas krimit.

Sipas TvKlan, Kalemi nuk ka përmendur emra konkretë, por me të dhënat që ai ka mund të shkohet drejt identifikimit të autorëve.

Kujtojmë se atentati ndodhi mbrëmjen e 12 Janarit në zonën e Selitës teksa 35- vjecari Kalemi po lëvizte me automjetin e tij tip “Smart”. Nga breshëria e kallashnikovit ai mbeti i plagosur në këmbë, por aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI