Flash

Protestë edhe të dielën/ Berisha: Rama, hjekësi i komandantëve të UÇK-së!

Lapsi.al 14 January 2024
Protestë edhe të dielën/ Berisha: Rama, hjekësi i

Edhe këtë të dielë qindra simpatizantë të Berishës iu përgjigjën thirrjes së tij për të protestuar kundër masave të SPAK që ka izoluar liderin e opozitës në shtëpi. Në fjalën e tij, Berisha e akuzoi Ramën për politikat në dëm të Kosovës, duke e akuzuar se komplotoi me Sorosin për të futur në burg ish-komandantët e UÇK, që sot janë në Hagë.

"Ish-udhëheqësit politikë të Kosovës janë në Hagë. Jua them ju! Jua them shqiptarëve se hjekësi i tyre është Edi Rama. Edi Rama me Xhorxh Sorosin nisën projektet e copëtimit të Kosovës, ndarjes së Kosovës për llogari të Beogradit. Rama, pasi dështoi me turp u bë si argat i Vuçiçit, promotor kryesor i Ballkanit të Hapur. Shqiptarë, cilido që e ndjen veten të tillë nuk mund të pranojë Edi Ramën kryeministër. Të mos harrojmë, për shkak të Vuçiçit dhe Sergej Lavrovit, Rama shndërroi Tiranën në megafonin e Beogradit kundër Kosovës, shndërroi Tiranën në megafon të Kremlinit kundër Kosovës. Pasi dështoi me Ballkanin e Hapur u vërsul dhe vendosi sanksione në emër të Beogradit, i pari kundër Kosovës. Loboi si armik i egër i saj, kundër lirisë së lëvizjes të qytetarëve të Kosovës, komplotoi për Banjskën dhe akte të tjera. Çdo shqiptar të pyesë veten: Çfarë lidhje ka ky me identitetin tonë si shqiptar? Ç'lidhje ka ky me interesin tonë kombëtar?" u shpreh Berisha nga dritarja e shtëpisë së vajzës së tij për demokratët që i ishin bashkuar protestës.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/01/Berisha-pershendet-protestuesit.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI