Flash

Përmbyset gomonia/ Mbyten 4 emigrantë duke tentuar të kalojnë në Britani

Lapsi.al 14 January 2024
Përmbyset gomonia/ Mbyten 4 emigrantë duke tentuar të

Katër emigrantë u mbytën në ujërat franceze duke u përpjekur ta kalojnë Kanalin Anglez të dielën, sipas agjencisë së lajmeve AFP. Rreth 70 njerëz u munduan të hipnin në një anije të vogël, e cila u përmbys duke tentuar të nisej nga një plazh në orët e hershme të së dielës, sipas mediave franceze.

Dhjetëra prej tyre u nxorën nga uji nga ekipet e shpëtimit në qytetin Calais në veri të Francës. Autoritetet lokale njoftuan se katër emigrantët e mbytur ishin nga Iraku dhe Siria. Një person tjetër u lëndua rëndë dhe u dërgua në një spital të afërt në Bolougne.

Emigrantët hasën në telashe menjëherë pasi anija u nis nga bregdeti francez në drejtim të Anglisë rreth orës 2:00 mëngjesin e së dielës, sipas AFP-së.

“Pasi anija u nis nga plazhi, njerëzit hasën në vështirësi në ujë për të arritur të hipin në anije”, tha për AFP-në një zëdhënës i prefekturës detare të Francës.

Një anije patrulluese shkoi në vendin e ngjarjes dhe i gjeti trupat e pajetë. Rreth 50 zjarrfikës dhe disa automjete të policisë shkuan në vendin e ngjarjes, po ashtu. Dhjetëra të mbijetuar u dërguan në një qendër të komunitetit lokal. /REL

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI