Flash

Marrëveshja Rama-Meloni/ PD s'ka besim tek Kushtetuesja, kërkon të pyetet Gjykata e Strasburgut

Lapsi.al 14 January 2024
Marrëveshja Rama-Meloni/ PD s'ka besim tek Kushtetuesja, kërkon

Duke parë se Gjykata Kushtetuese nuk ka pasur fuqi të ndalë projektet e pushtetit në të shkuarën, grupi parlamentar i PD-së i drejtuar nga Gazment Bardhi kërkon që paraprakisht të merret një këshillë nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg për vendimin mbi marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët.

Në një letër që Bardhi i ka dërguar gjykatësve të Kushtetueses ai përmend disa arsye se përse duhet që para se të marrin vendim, ata të këshillohen me Gjykatën Europiane të të Drejtave të njeriut.

Shqipëria, shkruan Bardhi në letrën e tij, si shtet anëtar i Këshillit të Europës dhe ratifikues i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ka detyrimin të sigurojë çdokujt brenda territorit të saj të drejtat dhe liritë e përcaktuara nga Konventa.

“Në këtë kuptim, është shumë e rëndësishme që gjatë shqyrtimit të kushtetutshmërisë së Protokollit, Gjykata të analizojë dhe konkludojë mbi shkeljet e pretenduara të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, të cilat njëkohësisht përbëjnë edhe shkelje të Kushtetutës.”– thuhet në shkresën e firmosur nga Kryetari i Grupit të PD Gazment Bardhi.

Marrëveshja Rama-Meloni parashikon ngritjen e një kampi me tre mijë refugjatë afrikanë në Gjadër, të cilët do të qëndrojnë aty deri sa të përpunohen dokumentat. Refugjatët do të merren në det në ujërat ndërkombëtare dhe varkat e tyre do të devijohen në Shqipëri. Ata do të qëndrojnë të izoluar dhe nuk do të kenë të drejtë të dalin nga kampi, ku do të trajtohen nga një staf italian.

Qëllimi i marrëveshjes Rama-Meloni është ndalja e flukseve të emigracionit në Itali, por ka ngritur shqetësim për shkeljen e të drejtave të njeriut. Këtë shqetësim e shprehu edhe komisionerja për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës, Dunja Mijatoviç, që reflektohet edhe në letrën e Bardhit për gjykatën kushtetuese.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI