Kur prokurorët e SPAK kanë trokitur në dyert e Bashkisë, Erion Veliaj e di, se tani më shumë sesa kurrë, Edi Rama ka në duar çelësin e fatitit të tij politik. Kryeministri mund të japë bekimin për shkuarjen më lart të hetimeve, sipas modelit të Arben Ahmetajt, kur tha se po të isha unë prokuror mund ta pësonte edhe më keq, ose mund të stopojë vijimin e tyre.
Veliaj e di se kjo nuk do të varet shumë nga dokumentat që ka nënshkruar, nga lidhjet që ka pasur me inceneratorin e Tiranës, apo me shkresat që i ka dërguar Zotos e Mërtirit, por me besnikërinë politike që do të dëshmojë ndaj Edi Ramës. Deri më tani ai i ka marrë të dyja sinjalet. Në dosjen kundër zv/kryeministrit Ahmetaj, emri i Erionit përmendej plot 10 herë, madje personi tashmë në kërkim akuzohej edhe për faktin se nuk e kishte ndalur Veliajn në miratimin e procedurave të djegësit të Tiranës. Kjo ndodhte në korrik. Pak muaj më pas, kur në dhjetor plasën arrestimet, ndonëse në burg përfunduan krahu i djathtë i Veliajt, Taulant Tushe dhe punonjësi tjetër i Bashkisë, Namik Simixhiu, emri i tij nuk figuronte askund (shih linkun poshte). Kryebashkiaku do të jetë i detyruar të ecë nëpër këtë tel të hollë dhe këtë ka vendosur ta bëjë duke e garantuar shefin e madh, se ai mbetet një besnik i palëkundur i tij. Për të demostruar këtë ai ka mbledhur në fundjavë strukturat e PS-së Tiranë për ti mobilizuar ato për "fitoren e katërt të Edi Ramës". Po të shihen me kujdes pasazhet që zgjodhën mediat e komanduara nga Veliaj, prej këtij aktiviteti, situata bëhet edhe më e qartë. Aty jo vetëm që u dha mesazhi se Veliaj po angazhohej para kohe për një mandat të ri qeverisës për Ramën, një vit e gjysëm para garës së ardhshme elektorale, por se besnikëria e tij qe e palëkundur. LEXO ME TEJ