Flash

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Bardhit për seancë publike

Lapsi.al 13 January 2024
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Gazment Bardhit për të zhvilluar një seancë të hapur për mediat dhe publikun për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Në përgjigjen e saj, Gjykata Kushtetuese shprehet se mbledhje e gjyqtarëve në datën 11.01.2024 ka vendosur që shqyrtimit bëhet me dyer të mbyllura.

'Mbledhja e Gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese, pasi mori në shqyrtim kërkesën tuaj të datës 10.01.2024 me vendimin e ndërmjetëm të datës 11.01.2024 ka vendosur rrëzimin e kërkesës për shqyrtimin e çështjes në seancë plenare publike', njofton Gjykata Kushtetuese.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Transparenca e munguar nga Këshilli i Ministrave gjatë negocimit dhe nënshkrimit të Protokollit për emigrantët me Italinë, duket se vazhdon edhe gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje nga Gjykata Kushtetuese, për sa kohë që publiku dhe mediat nuk kanë mundësi që të njihen me materialet e çështjes dhe të dëgjojnë qëndrimet e palëve, pyetjet e Gjykatës dhe përgjigjet e tyre, si dhe debatin gjyqësor.

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar të premten kërkesën e Grupit Parlementar të PD që kërkojë shqyrtimin publik të kësaj çështje. Në përgjigjen e saj, Gjykata Kushtetuese shprehet se mbledhje e gjyqtarëve në datën 11.01.2024 ka vendosur që shqyrtimitë bëhet me dyer të mbyllura”, shprehet Bardhi.

Të këshilluara

Zjarr i madh në Burrel, digjen pesë shtëpi

Një banesë në Burrel është përfshirë nga flakët, ndërsa si pasojë e përhapjes së zjarrit janë djegur pjesërisht dhe 4 banesa të tjera që janë ngjitur me të. ...

22:05

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI