Flash

Makina me targa serbe përplas policin kosovar, shoferi arratiset me vrap nga vendngjarja

Lapsi.al 13 January 2024
Makina me targa serbe përplas policin kosovar, shoferi arratiset me vrap

Një patrullë e policisë së Kosovës është përplasur ditën e sotme nga një automjet me targa të Novi Pazarit në fshatin Suhodoll të Mitrovicës së Veriut.

Shoferi i automjetit, identiteti i të cilit akoma nuk dihet, teksa po drejtonte automjetin ka përplasur një efektiv të policisë së Kosovës dhe makinën e patrullës.

Sipas mediave kosovare, incidenti ka ndodhur pasi patrulla i ka bërë me shenjë automjetit të ndalojë për një kontroll, thirrje e cila nuk është respektuar nga shoferi.

Policia ka kundër reaguar ndaj këtij sulmi duke shtënë me armë zjarri drejt makinës, por ka pasur vetëm dëme materiale.

Sipas policisë, shoferi ka arritur të dalë nga makina dhe është arratisur në këmbë duke vrapuar.

Ndër të tjera, blutë e Kosovës, njoftojnë se ka gjetur 2 kilogramë drogë në makinën me targa serbe.

“Rreth orës 12 e 40 në Suhodoll derisa policia kishte bërë përpjekje për të ndaluar një veturë e cila dyshohej se kishte narkotikë, shoferi i saj ka goditur me veturë policin i cili ishte në këmbë e po ashtu edhe veturën e policisë.

Në përpjekje për ta ndaluar sulmin nga vetja, policia ka shtënë me armë zjarri por nuk ka të lënduar”, tha zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, në një prononcim për mediat e Kosovës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI