Flash

Emrat/ Shpërndanin kokainë në Korfuz, shkatërrohet grupi shqiptar

Lapsi.al 13 January 2024
Emrat/ Shpërndanin kokainë në Korfuz, shkatërrohet grupi

Policia greke ka arrestuar 14 personash dhe ka shpallur në kërkim 5 të tjerë, si pjesë e një grupi kriminal që shpërndanin kokainë në ishullin e Korfuzit. Mes të arrestuarve dhe atyre në kërkim janë 11 shtetas shqiptarë, shumë prej të cilëve nga Saranda. Ndër të arrestuarit është edhe një i kërkuar nga Interpol Tirana si dhe një ish polic grek.

Sipas policisë greke ky grup kriminal funksiononte prej shtatorit 2022 duke qarkulluar rreth 1.5 kg kokainë, nga të cilat 950 gram janë sekuestruar nga policia. Gjatë operacionit të djeshëm mësohet se janë sekuestruar edhe 1 pistoletë, 5600 euro, 2 automjete dhe 8 celularë. Disa prej personave të arrestuar mësohet se ndodheshin në burg, të arrestuar më parë. Mes personave të arrestuar është edhe Enivled Aliaj, 39 vjeç nga Saranda.

Enivled Aliaj rezulton i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana për veprën penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “dhunë në familje”. Aliaj rezulton i arrestuar edhe më parë në Korfuz në 14 prill 2023, në lidhje me urdhër arrestin e lëshuar nga Shqipëria.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI