Flash

VIDEO/ Me 45 kg kokainë, kapet fieraku në Athinë (Emri)

Lapsi.al 12 January 2024
VIDEO/ Me 45 kg kokainë, kapet fieraku në Athinë (Emri)

Një 45-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia greke pasi në banesë i janë gjetur 45 kg kokainë. Vaska Leka, 45-vjeç, u arrestua nga policia në banesën e tij në lagjen Koropi të Athinës. Në dhomën e bolierit në banesë dhe në një depo, policia greke i gjeti dhe sekuestroi 45 kg 167 gram kokainë, të vendosura në pako, 36 nga të cilat me logo të standardizuar ku shkruhej “NBA” në mënyrë që të identifikoheshin. Brenda banesën policia gjeti dhe 1 armë zjarri Kallashnikov bashkë me 2 krehra me 149 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Sipas policisë greke, 45-vjeçari Vaska Leka, vepronte në trafikun e kokainës në pellgun e Athinës dhe kryesisht në Athinën Perëndimore dhe në Voria Proastia. Fillimisht ai u ndalua nga efektivët e policisë, në zonën e Kifisias, në posedim të të cilit u gjet një pako najloni me 17.5 gram kokainë.

Zbulimi i aktivitetit të qarkut të trafikut të kokainës dhe ndërprerja e aktivitetit të tyre ka ardhur si rezultat i një hetimi sistematik, analizës dhe referencës së informacionit, vëzhgimit fizik dhe verifikimit të vendeve, detajeve të individëve (profilit), në kuadër të veprime më të gjera të shërbimeve policore.

https://www.youtube.com/watch?v=esmUUOf-MeQ

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI