Flash

Nuk ndalen rebelët Houthi: Do të vazhdojmë të godasim anijet e lidhura me Izraelin në Detin e Kuq

Lapsi.al 12 January 2024
Nuk ndalen rebelët Houthi: Do të vazhdojmë të godasim anijet

Pas sulmit të ushtrisë amerikane dhe asaj britanike ndaj objektivave të përdorura nga grupi i rebelëve Houthi, ka patur një reagim nga këta të fundit. Një zëdhënës i rebelëve ka thënë se ata do të vazhdojë të shënjestrojë anijet e lidhura me Izraelin në Detin e Kuq.

"Ne pohojmë se nuk ka absolutisht asnjë justifikim për këtë agresion kundër Jemenit, pasi nuk ka pasur asnjë kërcënim për transportin ndërkombëtar në Detin e Kuq dhe Detin Arabik. Sulmet kanë goditur dhe do të vazhdojnë të godasin anijet izraelite ose ato që drejtohen në portet e Palestinës së pushtuar”, shkruan Mohammed Abdulsalam në “X”.

Abdulsalam shtoi se SHBA dhe Britania e Madhe ishin "gabim" kur menduan se sulmet "do ta pengonin Jemenin nga mbështetja e Palestinës dhe Gazës".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI