Flash

Ministri i Brendshëm serb: Armatosja e Policisë së Kosovës, provokim

Lapsi.al 12 January 2024
Ministri i Brendshëm serb: Armatosja e Policisë së Kosovës,

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Bratisllav Gashiq, tha se njoftimi se të gjithë patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisjen me armë të gjata “është jashtëzakonisht provokues dhe i rrezikshëm për rritjen e tensioneve”.

Sipas Gashiqit, armët e gjata nuk përdoren në patrullat e rregullta të trafikut, e as gjatë kontrolleve të rregullta të qytetarëve.

Më herët gjatë 12 janarit, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se të gjitha patrullat policore në vend do të pajisjen me armë të gjata. Ai tha se këto armë do të rritet efikasiteti në luftimin e krimit.Sipas Gashiqit, ky njoftim i Sveçlës, “kriminalizon popullatën serbe” në Kosovë.

Gashiq akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po vazhdon me politikën “e instalimit të frikës dhe dhunës kundër popullatës serbe”.

Në njoftimin e Sveçlës nuk u tha se për sa armë të blera bëhet fjalë, por ai vetëm falënderoi Kroacinë “për bashkëpunimin e ngushtë dhe korrekt me institucionet e Republikës së Kosovës”.

Policia e Kosovës është formuar 24 vjet më parë dhe numëron mbi 9.000 pjesëtarë, të cilët kanë grada të ndryshme. Policia është reaguesja e parë e sigurisë në Kosovë dhe më pas vjen misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) dhe misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR.

Për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë është përgjegjës KFOR-i, ndërsa për pjesën tjetër të vijës kufitare Policia e Kosovës.

Njoftimi për blerjen e armëve të gjata për zyrtarët policorë vjen një ditë pasi Shtetet e Bashkuara konfirmuan se kanë miratuar kërkesën e Kosovës për blerjen e 246 sistemeve kundërtanke, Javelin, që prodhohen në SHBA, për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Procesi i miratimit të këtyre armëve për Kosovën duhet të marrë pëlqimin e Kongresit amerikan./REL

Të këshilluara

Zjarr i madh në Burrel, digjen pesë shtëpi

Një banesë në Burrel është përfshirë nga flakët, ndërsa si pasojë e përhapjes së zjarrit janë djegur pjesërisht dhe 4 banesa të tjera që janë ngjitur me të. ...

22:05

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI