Flash

Mbledhja e PD-së pa Berishën/ Noka: Parlamenti është zhvendosur tek “Rruga e Shpresës”

Lapsi.al 12 January 2024
Mbledhja e PD-së pa Berishën/ Noka: Parlamenti është

Mbledhja e deputetëve të opozitës është mbajtur ditën e sotme në ambjentet e Kuvendit të Shqipërisë. Për herë të parë në këtë mbledhje nuk ishte i pranishëm Sali Berisha i vënë nën masën e arrestit në shtëpi.

Për mediat në vend të tij foli deputeti Flamur Noka i cili hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama, duke thënë se e ka braktisur parlamentin prej muajsh pasi ka frikë të përballet me të vërtetat.

Noka shton se parlamenti tani i përket qytetarëve tek Rruga e Shpresës dhe nuk i përket më narkotrafikantëve. Sakaq, ai thotë se bashkimi i opozitës po vijon drejt një fusioni të plotë.

Flamur Noka: Rama e urren parlamentin dhe fakti që Berisha, grupi parlamentar e pamundësoi të kishte sukses në parlament. Prej muajsh e ka braktisur parlamentin sepse nuk mund të përballet me të vërtetat dhe si pasojë ndërmori aktin për arrestmin e Berishës. Por ky parlament sot që përfaqësohet nga Rama, Balla dhe nga narkotrafikantë është i eklipsuar nga parlamneti i qytetarëve tek rruga e Shpresës. Rama shpreson se me arrestimin e Berishës mund të mbyllë gojën e tij. Parlamenti zhvendoset nga parlamenti i narkotrafikantëve tek rruga e Shpresës. Jemi bashkë në aksion formalitetet të përfunduara në bashkimin tërësor dhe fusionin total. Bashkë jemi kudo. Nis si një nga sesionet më të errëta të parlamentarizmit nuk ka nevojë për koment. Kemi një parlament i cili vetëm i qytetarëve nuk është.

Të këshilluara

Gazment Bardhi mbledh sot grupin e PD

Disa ditë para nisjes së axhendës parlamentare, Gazment Bardhi ka thërritur mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike. Mbledhja do të zhvillohet ditën e sotme n...

09:46

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI