Flash

Kuvendi rinis punën me ligjet kontroverse për lojërat e fatit e zonat e mbrojtura

Lapsi.al 12 January 2024
Kuvendi rinis punën me ligjet kontroverse për lojërat e fatit e

Nga Blerina Gjoka

Në kalendarin e punimeve për periudhën 15 janar – 2 shkurt 2024 të miratuar të enjten pa praninë e opozitës në Konferencën e Kryetarëve parashikohet votimi në seancë plenare me datë 8 shkurt i projektligjit “Për lojërat e fatit” një propozim i ardhur nga Këshilli i Ministrave që në korrik.

Dispozitat e reja ligjore që propozojnë rikthimin e basteve online më shumë se 5 vite nga ndalimi i tyre me ligj nga qeveria.

Ligji u miratua pa ndonj debat thelbësor në komisionin e Ligjeve por ato shkaktuan kundërshtime dhe debat në komisionin për Ekonominë dhe Financat, duke bërë që të shtyhej disa herë futja e tij në seancë plenare.

Qeveria argumenton se me anë të ligjit të ri tenton ta formalizojë aktivitetin e basteve pasi pranoi se nuk e ka kontrolluar dot funksionimin e tij në mënyrë të paligjshme gjatë kësaj periudhe.

Sipas propozimeve të reja, bastet sportive do të lejohen vetëm online, e drejta për ta ushtruar këtë aktivitet do jepet vetëm për 10 operatorë dhe përzgjedhja e tyre do të bëhet nëpërmjet një komisioni të veçantë e kriteresh të forta.

Ligji u kundërshtua nga opozita, nga shoqata e basteve dhe atyre për mbrojtjen e lojtarëve. As vetë deputetët socialistë nuk kanë arritur të gjejnë konsesus mes tyre në komisionin e ekonomisë, ku po diskutohem ndryshime të mundshme mbi propozimet fillestare të qeverisë.

Ndërkohë, në kalendarin 3-javor të nisjes së sesionit të ri mazhoranca parashikon votimin më 15 shkurt të nismës ligjore të deputetëve të PS-së, e cila i hap rrugë shkatërrimit të mëtejshëm të Zonave të Mbrojtura natyrore me lejimin e investimeve turistike dhe ekonomike brenda tyre.

Aktivistët e mbrojtjes së mjedisit e cilësuan një “zhvillim skandaloz” dhe kundërshtuan njëzëri nismën.

Propozimet parashikojnë heqjen e neneve që përbëjnë thelbin e ligjit aktual, ku përjashtohen mundësitë e shfrytëzimit me “aktivitete intensive nga ana e njeriut” dhe ndryshim i formës së menaxhimit të tyre duke lënë bashkive në administrim jo me pak se 20% të sipërfaqes së zonave te mbrojtura qe jane ne territorin e tyre.

Në kalendarin e ri të punës nuk parashikohet diskutimi i nismave për reformën zgjedhore dhe pse një vendim i Gjykatës Kushtetuese i ka lënë afat deri në 14 janar Kuvendit për të ndryshuar ligjin për garantimin e votës për diasporën.

Projektligjet dhe zgjedhjet e drejtuesve në institucionet e pavarura që kërkojnë shumicë të cilësuar votash do të hasin në vështirësi për t'u miratuar, nëse opozita nuk i rikthehet pjesëmarrjes në jetën parlamentare.

Edhe ky sesion pritet të nisë në një situatë tensionuar me të cilën u përshkruan javët e fundit të sesionit parardhës, ku opozita protestonte duke tentuar bllokimin e seancave, pasi mazhoranca refuzoi kërkesat e saj për hetim parlamentar të qeverisjes.

Ndërkohë PS ndërmori një sërë vendimesh në mënyrë të njëanshme, si ndryshimi i rregullores parlamentare duke ashpërsuar masat ndëshkimore për prishje të seancave dhe ndryshimin e ligjit për komisionet hetimore./BIRN

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI