Flash

Gaz Bardhi për PD-në e vulës: Keqardhje që do bashkojnë votat me Ramën

Lapsi.al 12 January 2024
Gaz Bardhi për PD-në e vulës: Keqardhje që do bashkojnë

Pas daljes nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi është shprehu i keqardhur për “një grup të vogël kolegësh”, siç i quajti ai, që dje deklaruan se mund të bashkojnë votat me PS në Kuvend.

Ai tha se ky është një skenar i ngjashëm me atë të 2020, ku sipas tij me pretendimin e listave të hapura, hoqën koalicionet. Sakaq ai i ka bërë thirrje Presidentit të vendit që të bëhet garant i kushtetutës.

“Në vend të reflektimit për të kryer parlamenti funksionon e kontrollit parlament, mazhoranca i është përgjigjur me arrogancë, me ndryshime të njëanshme. Në emër të Grupit i bëj thirrje Presidentit të bëhet garant i kushtetutës.

Ky është funksioni i tij dhe duam të besojmë se Presidenti do të ngrohet në lartësinë e detyrës. Së dyti sa i takon reformës zgjedhore, doli qartë skenari i pozitës se pse kërkon të mbajë të bllokuar punën përmes përcaktimit prej tyre të përfaqësuesve të pozitës në Komision, sepse Rama do ta trajtojë reformën si mall që shitet në treg, përmes trafikimit të votave opozitare. Shpreh keqardhje që një pjesë e vogël e kolegëve konfirmuan dje që janë në këtë tentativë.

Mu kujtua i njëjti justifikim i 2020, deputetë që nuk përfaqësonin opozitën reale, në emër të listave të hapura, shkuan në Kuvend dhe bashkuan votat me Ramën, për të hequr koalicionet. Që ishte formula që i jepte fitoren opozitës. Skenar i dalë bojë tashmë.

Së treti kemi vendosur t’i drejtohemi Kushtetuese për kundërshtimin e ligjit që i hap rrugë vjedhjes së Portit të Durrësit, dhe i dyti ka të bëjë me ligjin që rrit tatimin mbi fitim për profesionistët e lirë”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI