Flash

Sondazhi i KE/ Blushi: Del zbuluar propaganda false e Veliajt!

Lapsi.al 12 January 2024
Sondazhi i KE/ Blushi: Del zbuluar propaganda false e Veliajt!

Përkundër asaj që propagandohet çdo ditë nga kronikat e gatshme të Bashkisë së Tiranës, një sondazh i përgatitur nga Komisioni Europian dëshmon se qytetarët nuk janë të kënaqur për nivelin e ndotjes, për zhurmat, për transportin publik dhe disa parametra të tjerë të përditshmërisë.

Nisur nga ky perceptim, këshilltari bashkiak i opozitës, Tedi Blushi thotë se ky sondazh "i pandikuar nga shkrimet me pagesë dhe lobimet për çmime nxjerr zbuluar jo vetëm falsitetin e propagandës së Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj por dhe dëmet e mëdha që ka sjellë "vizioni" i tij për qytetin, sidomos babëzia për të vjedhur dhe abuzuar me taksat e qytetarëve".

Në mesazhin e tij të titulluar "Në Tiranë kullat kapin qiellin, por jetesa është përtokë", Blushi shkruan se në kryeqytetin e kapur nga mafia e betonit, qytetarët vetëm vidhen, përbuzen, përjashtohen dhe vuajnë mungesën e shërbimeve elementare.

Mesazhi i plotë i Blushit

Raporti për cilësinë e jetës në qytetet europiane publikuar nga Komisioni Europian e rendit Tiranën në fund të listës.

Mbi 66% e banorëve e kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre për shumë çështje që lidhen me kostot e strehimit, mundësitë e punësimit, transportin, shërbimet publike dhe korrupsionin.

Konkluzion real dhe i prekshëm, i pandikuar nga "shkrimet me pagesë" dhe "lobimet për çmime", që nxjerr zbuluar jo vetëm falsitetin e propagandës së Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj por dhe dëmet e mëdha që ka sjellë "vizioni" i tij për qytetin, sidomos babëzia për të vjedhur dhe abuzuar me taksat e qytetarëve.

Ndaj me të drejtë, Tirana, për fat të keq, krahasohet sot me “një xhungël betoni" dhe me një "lavatriçe" të pastrimit të parave të trafiqeve dhe korrupsionit.

Sepse drejtohet nga mafia e inceneratorëve dhe ajo e betonit, që lartësojnë malin e parave dhe kullat shumëkatëshe mbi kurrizin e qytetarëve, që vetëm vidhen, përbuzen, përjashtohen dhe vuajnë mungesën e shërbimeve elementare.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI