Flash

Michael Roth: Vuçiç shërbëtor i Putinit, nuk ka vend në BE

Lapsi.al 11 January 2024
Michael Roth: Vuçiç shërbëtor i Putinit, nuk ka vend

Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth deklaroi për gazetën “Nova” se Aleksandar Vuçiç nuk është më një partner i besueshëm. Ai shtoi se nuk ka vend për shërbëtorët e Putinit në Bashkimin Evropian.

“Vëzhguesit ndërkombëtarë në këto zgjedhje raportuan për blerjen e votave dhe përdorimin e votuesve fantazmë në favor të SNS-së në pushtet. Këto janë metoda nga mjetet e një sundimtari autokratik, jo të një presidenti që është i përkushtuar ndaj demokracisë dhe shtetit të së drejtës dhe dëshiron ta udhëheqë vendin e tij në BE”, tha Roth.

Reporteri në Bundestagun për Ballkanin Perëndimor, Thomas Hacker, ka thënë për N1, duke folur për zgjedhjet në Serbi, se “vëzhgues të ndryshëm kanë konstatuar parregullsi të ndryshme”. Sipas tij, marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë kanë qenë shumë intensive për vite me radhë.

Ai përsëriti se hapja dhe transparenca janë më të rëndësishmet në zgjedhjet demokratike. “Qeveria duhet të ketë interes, nëse gjithçka ka qenë në rregull, ta vërtetojë duke paraqitur ato dokumente, lista zgjedhore. Nëse nuk e bëjnë këtë, mendoj se BE-ja ka detyrim të bëjë pyetje, të pyesë se çfarë po ndodh me parregullsitë e raportuara nga vëzhguesit ndërkombëtarë, çfarë ndikimi kanë pasur ato manipulime në rezultatet e zgjedhjeve”, thotë ai.

Sipas tij, “në parlamentin e Beogradit këto manipulime, siç duket, ndryshuan ndjeshëm rezultatin dhe votat e opozitës duket se kanë kaluar në duart e pushtetarëve”. Ai gjithashtu iu referua se çfarë do të ndodhë nëse “situata përshkallëzohet”.

“Nëse bllokadat në veri të Kosovës organizohen nga Serbia dhe nëse mund të hiqen vetëm me një fjalë, nëse Dodik ishte në një demonstratë në Beograd verën e kaluar, në një tubim dhe thoshte rroftë Serbia, rroftë Serbia, rroftë Rusia, dhe Vuçiçi po i qëndron pranë, se edhe kjo tregon se qeveria aktuale ka tendenca nacionaliste ose ka një hap prapa, nëse situata është e tillë që krahas gjithë kësaj ende kryen manipulime elektorale, atëherë ne jemi shumë kritik ndaj kësaj dhe kjo është arsyeja pse transparenca është shumë e rëndësishme. Le t’i nxjerrim faktet atje dhe të shohim se çfarë ndodhi”, thotë ai.

Të këshilluara

Atentati mafioz, RENEA ende në Vlorë

Pas ekzekutimit të 23-vjeçarit Gëzim Sinomati në Vlorë, forcat RENEA kanë intensifikuar kontrollet. Uniformat blu janë përqëndruar në rrugët hyrëse dhe dalëse t...

20:12

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI