Flash

Virozat e stinës, shtrime dhe vizita të shumta në spitale

Lapsi.al 11 January 2024
Virozat e stinës, shtrime dhe vizita të shumta në spitale

Teksa temperaturat janë ulur, janë shtuar numri i shtrimeve dhe vizitave në spitale, konkretisht në Durrës dhe Korçë.

Gazetarja Lorena Kodra raportoi se mesatarisht kryhen 130 vizita në ditë, ku shumica e të prekurve janë fëmijë. Ajo bën me dije se sipas informacioneve, në Korçë nuk ka raste të infektimit me Covid-19.

“Sipas informacioneve tona shumë janë ata persona që marrin përkujdesje mjekësor edhe te mjekët e familjes. Në total janë 130 vizita në ditë, 70 te pediatria dhe 60 te urgjenca. Sipas mjekëve jo të gjithë qytetet që paraqiten në urgjencë kanë këto simptoma, disa mund të mjekohen në shtëpi dhe një pjesë e vogël mund të shtrohet në spital. Ndërkohë bëhet me dije se të gjitha rastet në urgjencë bëjnë dhe testin e Covid-19. Sipas informacioneve në Korçë nuk ka raste të infektimit me Covid-19. Fluks vizitash ka pasur edhe në spitalin e Pogradecit”, raportoi gazetarja Lorena Kodra.

Ndërsa gazetarja Klodjana Haxhiaj në raportimin e saj tha se vetëm ditën e sotme janë kryer 170 vizita, kryesisht fëmijë, ndërsa shtoi se sipas mjekëve situata ka qenë e rënduar ditët e fundit, ku theksoi se deri më tani nuk raportohet për raste të Covid-19.

“Vetëm sot në urgjencën pediatrie kanë ardhur për vizitë 170 fëmijë të moshave të ndryshme, kryesisht nga 6 muajsh deri në 5 vjeç. Është numër i madhe dhe në urgjencë. Është situatë e krijuar nga temperaturat e luhatshme. Në pediatrinë e Durrësit shtrohen 8-20 fëmijë në ditë. Më të prekur janë dhe grup moshat e treta, janë ata pacientë që vuajnë nga sëmundjet kronike, si ato kardiake. Mjekët bëjnë me dije se situata ka qenë e rënduar ditët e fundit, nuk kemi shifra për Coivid-19.”, raportoi gazetarja Haxhiaj.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI