Flash

Të shtëna me armẽ zjarri para spitalit, plagòsen 2 persona në Tetovë

Lapsi.al 11 January 2024
Të shtëna me armẽ zjarri para spitalit, plagòsen 2 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Klinik në Tetovë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri.

Sipas raportimeve të medieve dhe reagimit të policisë, njëri prej të plagosurve është dërguar në Shkup dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e SPB Tetovë dhe prokurori publik janë në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për gjetjen e pesë personave të dyshuar në lidhje me rastin.

Gjithashtu mësohet se plagosjes së sotme i ka paraprirë edhe një përleshje fizike mes njërit prej të plagosurve dhe njërit prej të dyshuarve për pjesëmarrje në të shtëna me armë zjarri.

“Sot rreth orës 18:05 në SPB Tetovë është raportuar se para hyrjes në Qendrën Urgjente në Spitalin Klinik të Tetovës janë qëlluar me armë zjarri dy persona nga fshati Gajre i Tetovës, të cilët kanë pësuar lëndime me armë zjarri. Shërbimet e SPB Tetovë dhe prokurori publik janë në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për gjetjen e pesë personave të dyshuar në lidhje me rastin”, thonë nga SPB Tetovë.

Të këshilluara

Vlora blindohet nga FNSH dhe RENEA

Blindohet Vlora edhe përgjatë mbrëmjes. Policia e Vlorës, FNSH dhe RENEA janë vendosur në pikat kyçe të qytetit duke ushtruar kontrolle me dorë të hekurt në aut...

21:16

Zhduket 22-vjeçarja shqiptare në Greqi

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me zhdukjen e 22-vjeçares shqiptare, Paloma Zerellari në Greqi. E reja shqiptare ka humbur kontaktet me familjarët e s...

16:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI