Flash

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Rrugët e Bulqizës "pushtohen" nga ujërat e zeza, rënia e temperaturave i ktheu në pista akulli

Lapsi.al 11 January 2024
Rrugët e Bulqizës "pushtohen" nga ujërat e zeza,

Ndryshimi i temperaturat nën zero përveç të ftohtit ka sjellë problematika të tjera për banorët e Bulqizës. Prania e ujit ka bërë që rrugët e lagjes së re të qytetit të Bulqizës të jenë të paqarkullueshme pasi uji ka ngrirë.

Qytetarët shprehen se shkak i kësaj situate është prania e ujërave në sipërfaqe. Ata thonë se punimet që po kryhen për ndërtimin e rrjetit të ujërave të ndotura në këtë lagje, kanë bërë që të ketë prani të ujit në sipërfaqe. Ata kërkojnë që të merren masa sa më parë për eliminimin e këtyre ujërave, pasi temperaturat e ulëta do të vijojnë dhe prania e akullit i rrezikon.

Situata në këto rrugë përkeqësohet akoma më shumë kur ka reshje shiu. Por sipas banorëve shiu nuk është i vetmi faktor pasi edhe prania e ujërave të zeza sjell këtë problematikë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.4 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet me 94.2 lekë dhe do shitet me...

08:27

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI