Flash

Lubonja: Si duhet t'i kuptojmë ndryshimet e Ramës në qeveri

Lapsi.al 11 January 2024
Lubonja: Si duhet t'i kuptojmë ndryshimet e Ramës në qeveri

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja i ftuar në “Open” në News 24, duke komentuar ndryshimet në qeveri dhe shkrirjen e ministrisë së Kulturës në atë të Ekonomisë, kujtoi një libër të botuar më shumë se 20 vite më parë mbi mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe se Rama kishte shkruar parathënien.

"Të ndryshosh gjithçka që të mos ndryshosh asgjë. Që të kuptosh të tashmen duhen t'i kthehemi të kaluarës. Unë kam sjellë këtë librin “Trashëgimia kulturore në rrezik” nga Fatos Lubonja dhe Artan Shkreli dhe parathënien e ka bërë Edi Rama kur ishte ministër i Kulturës. Ky libër është në kuadër të politikave evropiane për mbrojtjen e trashëgimisë. Në thelbin e vet unë jam marrë me jugun midis magjisë dhe shkatërrimit, Artan Shkreli merret me të gjitha shtresëzimet kulturore. Ishte koha kur edhe vetë Rama hidhte tezën kthim në identitet.

"Është një mrekulli" - thotë në libër - "që në këtë dekadë plot zemërim dhe mllef të shqiptarëve kanë shpëtuar kaq shumë monumente kulture dhe tani thotë ne duhet të punojmë t’i sigurojmë të ardhmen të kaluarës tonë". Çfarë ndodhi? Ndodhi që ky zotëria shumë shpejt, u bë rreziku numër një i trashëgimisë kulturore të Shqipërisë. Thelbi ishte që ky mësoi shumë shpejt që pushteti mbahet me të fortët.

Ky libër u zhduk. Pse u zhduk asnjëherë nuk më thoni dhe vetëm kur erdhi Luan Rama ministër kulture e nxorën nga një magazinë në Rinas. Është metafora e këtij zotërie. Projektin e teatrit e kishte që atëherë. Projekti i parë ishte të ndërtonte një kullë dhe dy kate të bëheshin teatër. U zhduk kultura dhe në vend të asaj u ndërtua kultura e imitimit. Rama qeveris me të pasurit dhe për të pasurit. Që atëherë filloi dhe kishte një logjikë" - tha Lubonja. /LApsi.al

Të këshilluara

Vlora blindohet nga FNSH dhe RENEA

Blindohet Vlora edhe përgjatë mbrëmjes. Policia e Vlorës, FNSH dhe RENEA janë vendosur në pikat kyçe të qytetit duke ushtruar kontrolle me dorë të hekurt në aut...

21:16

Zhduket 22-vjeçarja shqiptare në Greqi

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me zhdukjen e 22-vjeçares shqiptare, Paloma Zerellari në Greqi. E reja shqiptare ka humbur kontaktet me familjarët e s...

16:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI