Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Kosova e Shqipëria bien dakord për ndryshim të trasesë së hekurudhës Durrës-Prishtinë

Lapsi.al 11 January 2024
Kosova e Shqipëria bien dakord për ndryshim të trasesë

Kostoja e përafërt e hekurudhës Durrës-Prishtinë është llogaritur në 700 milionë euro. Tashmë dy shtetet shqiptare, Kosova dhe Shqipëria janë pajtuar për ndryshim të trasesë së hekurudhës Durrës-Prishtinë.

Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu ka njoftuar se tashmë ka një trase përfundimtare të hekurudhës që lidhë Kosovën me Shqipërinë.

“Lajm shumë i mirë që tashmë përfundimisht kemi një dakordim të dyanshëm për trasenë se kah do të kalojë hekurudha që lidhë Kosovën me Shqipërinë”, ka njoftuar Aliu.

Ai ka thënë se tashmë punimet do të fillojnë në mënyrë intensive për realizimin e projektit.

“Në përputhje edhe me zotimet tona pas procesit të nisur të fizibilitetit, do të fillojnë punimet intensive në drejtim të realizimit të njërit prej projekteve më të mëdha infrastrukturore që do të lidhë jo vetëm qytetarët, por edhe ekonominë e vendeve tona dhe më gjerë”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë ditës ka ber me dije se në rrafshin e projekteve infrastrukturore, planet kanë pësuar disa ndryshime.

Rama u ndal te hekurudha Shqipëri–Kosovë. Me dakordësinë dhe të palës tjetër, Rama tha se do ketë një ndryshim të vijës, që do kalojë nga Shkodra, Gjakova dhe në fund në Prishtinë.

“Ka komunikime intensiv me Kosovën për ecurinë e hekurudhës Durrës-Prishtinë, ka një dakordësi nga të dyja palët për të ekspoluar një ndryshim të vijës duke kaluar nga Shkodra në Gjakovë dhe në Prishtinë, kjo është një zgjidhje e dëshiruar edhe nga pala e Kosovës”, deklaroi Rama.

Ditë me parë zëvendëskryeministrja shqiptare, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku solli në vëmendje projektin hekurudhor që lidh Durrësin me Prishtinën, duke e cilësuar atë si projekt kombëtar, për të cilin konfirmoi edhe angazhimin e të dy qeveritë.

“Nuk harrojmë projektin që lidh Durrësin me Prishtinën, jo vetëm si një transport komercial të rëndësishëm, që do të lidhë portin e Durrësit me portin e thatë të Prishtinës, por edhe si një transport alternativ që do të lidh udhëtarët e shumtë midis dy vendeve”.

Sipas saj, ky është një projekt që do të mbështetet nga dy qeveritë, pasi quhet një projekt kombëtar, që lidh shqiptarët mes tyre.

“Nuk bën pjesë në korridoret e transportit evropian, si rasti i segmenteve Vorë- Hani i Hotit apo Durrës-Pogradec, megjithatë dy qeveritë janë të angazhuara dhe besoj se me përfundimin e studimit të fizibilitetit, që tashmë ka marrë rrugë, ne do të jemi të gatshëm të hapim garën ndërkombëtare, të kombinuar midis dy vendeve tona dhe për të nisur menjëherë ndërtimin e kësaj hekurudhe që është një ëndërr e madhe e mbetur pa realizuar”.

Kontrata me kompaninë fituese që do të zhvillojë studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Tiranë tashmë është lidhur dhe vlera e saj finale është rreth 202 milionë lekë apo rreth 2 milionë euro përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar.

Bashkimi i operatorëve ”ILF Consulting Engineers Austria GmbH & ABKONS SH.P.K u shpallën fitues vetëm pak kohë më parë teksa procedura mori më shumë se një vit kohë për finalizim për shkak të problemeve që u hasën.

Procedura përfundoi në Komisionin e Prokurimit Publik dhe më pas u rishpall. Kohëzgjatja për zbatimin e kësaj kontrate mes Hekurudhës Shqiptare dhe kompanisë fituese është 14 muaj në fund të të cilit do të dorëzohet edhe studimi.

Kostoja e përafërt e hekurudhës Durrës-Prishtinë është llogaritur në 700 milionë euro. Kjo linjë cilësohet e një rëndësie të veçantë./ MONITOR

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI