Flash

Edi Rama merr vendim: 22 nëntori do jetë ditë pushimi!

Lapsi.al 11 January 2024
Edi Rama merr vendim: 22 nëntori do jetë ditë pushimi!

22 nëntori do të jetë ditë pushimi, pas një vendimi që ka marrë Edi Rama në samitin e fundit të diasporës që u zhvillua disa javë më parë. Edhe pse nuk shquhet për shfaqje të tepruara të nacionalizmit, Rama ka vendosur që dita e alfabetit të jetë ditë pushimi për administratën, si një ditë që bashkon shqiptarët kudo që janë të shpërndarë.

"kryeministri i shqipërisë e njoftoi në prani të përfaqësuesve të diasporës shqiptare" tha ministri i jashtëm Igli Hasani gjatë konferencës me gazetarët pas mbledhjes së këshillit të ministrave. Qeveria ka vendosur thjesht që do t'i propozojë parlamentit që 22 nëntori të shpallet ditë pushimi, por kuptohet se nëse Rama e ka vendosur, procedurat e propozimit nga qeveria dhe miratimi nga parlamenti janë thjesht një formalitet.

Kongresi i Manastirit ishte një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, mes datave 14 nëntor dhe 22 nëntor 1908, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Data 22 nëntor përbën një ditë përkujtimuese në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në diasporën shqiptare, e njohur si Dita e Alfabetit dhe tani do të shpallet zyrtarisht festë. Para kongresit të Manastirit, gjuha shqipe përfaqësohej prej gjashtë ose më shumë alfabetesh.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI