Flash

Dyshohet se u abuzua nga djali i njerkut, 12-vjeçarja i nënshtrohet trajtimeve

Lapsi.al 11 January 2024
Dyshohet se u abuzua nga djali i njerkut, 12-vjeçarja i nënshtrohet

Përfaqësues pranë Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve në Pogradec thonë se për rastin ku pak ditë më parë u arrestua një 29-vjeçar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie me një të mitur, janë ndjekur hapat e protokollit përfshirë këshillimin, shoqërimin dhe orientimin e fëmijës për rastin. Mësohet se e mitura ka kërkuar të takojë disa herë përfaqësuesen e kësaj zyre si një person të besuar të saj.

Po ashtu njësia e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve ka nisur punën për të gjetur një tjetër institucion për shkollimin e vajzës për arsye se nuk mund të rikthehet në shkollën e saj, për sigurinë dhe mbrojtjen nga bullizmi ndërsa për sa i përket strehimit do të bëhet e mundur me bashkëpunimin me organizata të ndryshe për mundësi për ta ndihmuar, pasi sipas tyre nëna dhe vajza janë banore e qyteti të Përrenjasit dhe për këtë rast është mbledhur grupi teknik ndër sektorial ku janë thirrur dhe përfaqësues nga drejtoria e shërbimit social në Bashkinë Përrenjas.

Gjithashtu është kërkuar që vajza të rehabilitohet në një qendër për t'i ofruar ndihmë psikologjike, e ofruar nga organizatat e ndryshme, por 12-vjeçarja ka ngulur këmbë të mos largohet nga nëna e saj, pasi nëse do e çojnë në qendër trajtimi sipas fjalëve të saj, do të dëmtojë veten. Në këto kushte nuk mund të kryhet strehimi në qendër trajtimi, pasi merret parasysh interesi më i lartë i fëmijës dhe dëshira e saj. Gjithashtu analiza gjinekologjike pritet të kryhet ditën e hënë dhe rezultatet do t’i bashkëngjiten dosjes hetimore për procedura të mëtejshme.

Më parë 29-vjecari është lënë nga gjykata e Korçës nën masën e sigurisë arrest me burg. Ai përballë togave të zeza nuk ka pranuar akuzën madje as babai i djalit i cili dha një intervistë për mediat ku deklaroi se është shenjë hakmarrje nga nëna e vajzës pas ndarjes. Nga ana tjetër nëna e vajzës është ajo që ka bërë denoncimin në polici dhe ka deklaruar se vajza e saj prej dy vitesh ka një lidhje me 29-vjecarin, fakt që e ka pranuar edhe vetë vajza e vogël e cila ka thënë se nuk ka qenë e detyruar nga askush por kanë dashur të dyja palët lidhjen madje ajo nuk ka dashur që 29-vjeçari të arrestohet.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.4 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet me 94.2 lekë dhe do shitet me...

08:27

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI