Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Tregtonin cigare kontrabandë, vihen në pranga 4 persona në Tiranë

Lapsi.al 10 January 2024
Tregtonin cigare kontrabandë, vihen në pranga 4 persona në

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës dhe 7 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë pasi magazinonin e tregtonin paketa me cigare të kontrabanduara në dyqanet e tyre. Arrestimet vijnë nga operacioni “Cigarette”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, bazuar dhe në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Cigarette”.

Si rezultat i këtij operacioni u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: Flamur Zeqiraj 68 vjeç, Pavlin Jakaj 43 vjeç, Artur Shehu 29 vjeç, Edmond Ftoni 26 vjeç.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: D. Y., 51 vjeç, A. H., 51 vjeç, I. D., 37 vjeç, S. O., 50 vjeç, G. B., 59 vjeç, L. H., 55 vjeç dhe A. T., të gjithë banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë kontrabanduar, magazinuar dhe tregtuar cigare, në subjektet e tyre tregtare, si dhe kanë fshehur të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do blihet me 103.6 lekë dhe do shitet me 104.7 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet me 94.8 lekë dhe do shitet me...

08:51

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI