Flash

NATO: Rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak është çështje e Serbisë

Lapsi.al 10 January 2024
NATO: Rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Zyra Ndërlidhëse e Misionit Ushtarak të NATO-s në Beograd tha se çështja e rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi është çështje e autoriteteve shtetërore serbe.

“NATO do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Serbisë për të modernizuar forcat e saj të armatosura brenda kornizës së zhvillimit dhe partneritetit dypalësh”, tha NATO në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë më 10 janar.

Aleanca ushtarake perëndimore e NATO-s tha po ashtu se respekton plotësisht neutralitetin ushtarak të Serbisë.

“Gjithçka që Serbia dhe NATO-ja bëjnë së bashku është e përshtatur që të plotësojë nevojat e Serbisë dhe të ndihmojë atë të përmirësojë forcat e saj të armatosura në bazë të kornizës së Partneritetit për Paqe”, u tha në përgjigjen e Zyrës Ndërlidhëse të aleancës në Beograd.

Nisma për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak u iniciua nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë serbe dhe propozimi i është dërguar presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, më 4 janar.

Në shpjegimin e saj, ushtria tha se propozimi vjen “pas një shqyrtimi të detajuar të situatës së përgjithshme të sigurisë dhe sfidave bashkëkohore me të cilat përballet Serbia si një vend ushtarakisht neutral”.

Serbia kishte hequr dorë nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak më 1 janar 2011 dhe që atëherë vetëm personat që duan, mund t’i bashkohen ushtrisë.

Serbia e ka deklaruar veten si shtet ushtarakisht neutral dhe kjo është përfshirë edhe në Strategjinë e Mbrojtjes dhe Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, që janë miratuar nga Parlamenti më 2019.

Zyrtarët serbë kanë thënë se Serbia nuk dëshiron t’i bashkohet NATO-s, me të cilën bashkëpunon që nga viti 2006 përmes Programit të Partneritetit për Paqe. Serbia është një nga vendet e pakta në Ballkanin Perëndimor që nuk dëshiron t’i bashkohet aleancës ushtarake perëndimore./REL

Të këshilluara

Rama tregon pse shkarkoi Elva Margaritin

Largimi i ministres Elva Margariti, për kryeministrin Edi Rama nuk kishte të bënte me performancën e saj jo të mirë, përkundrazi. Rama tha se përtej emrave të p...

17:56

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI