Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Iu gjetën targa të vjedhura në makinë, i riu nga Tirana arrestohet në Mirditë

Lapsi.al 10 January 2024
Iu gjetën targa të vjedhura në makinë, i riu nga Tirana

Një 25-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Mirditës në kuadër të një operacioni të koduar “Sundimi i ligjit”.

Rahman Rama, banues në Tiranë u prangos pasi në automjetin e tij u gjetën targa të vjedhura një ditë më herët dhe që dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale. Kujtojmë se në shumë atentate përdoren automjete dhe targa të vjedhura për të humbur gjurmët.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të befasishme, në bazë të punës së inteligjencës policore, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për goditjen e paligjshmërive, në të gjitha format e shfaqjes së tyre.

Iu gjetën në automjet, targa të vjedhura një ditë më parë, në Mirditë, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për qëllime kriminale, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari.

Sekuestrohen targat dhe automjeti që drejtonte i arrestuari.

Si rezultat i punës së inteligjencës policore, kontrolleve dhe hetimeve që po kryhen me intensitet nga Policia e qarkut Lezhë, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë kanë goditur një rast të vjedhjes së targave të automjeteve, për t’i përdorur për qëllime kriminale. Për rastin u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Rahman Rama, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë së Mirditës, në bashkëpunim me ato të Policisë së Kukësit, kanë ndaluar në aksin rrugor “Krumë-Kukës”, automjetin tip “Golf” që drejtonte ky shtetas. Nga kontrollet në brendësi të automjetit u gjet një palë targa automjeti, që ishin denoncuar të vjedhura një ditë më parë, nga shtetasi V. N., banues në Mirditë, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për qëllime kriminale. Targat u sekuestruan nga Policia, së bashku me automjetin tip “Golf”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

...

20:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI