Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

Bie kabina e teleferikut në Austri, 4 të plagosur rëndë

Lapsi.al 10 January 2024
Bie kabina e teleferikut në Austri, 4 të plagosur rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Austri, ku si pasojë e rënies së një kabine teleferiku u plagosën të paktën 4 persona.

Ngjarja ndodhi në vendskijimin Hochoetz në Tirol në perëndim të Austrisë, raportoi BBC-ja. Kabina e teleferikut ka rënë nga rreth 7 metra lartësi pasi një pemë besohet të ketë prekur kabllon e saj rreth orës 10:20 të martën në mëngjes.

Operacioni i shpëtimit u përshkrua si jashtëzakonisht i vështirë sepse vendi ishte i pjerrët dhe i vështirë për punëtorët e urgjencës që të arrijnë deri atje.

“Gondola u rrëzua në një zonë shumë të gurtë, megjithëse zinxhiri i shpëtimit funksionoi shumë mirë. Shpëtimtarët arritën shumë shpejt në vendngjarje, por terreni e bëri atë shumë të vështirë dhe helikopterët nuk mund të arrinin atje shumë lehtë”, ka thënë Michaela Burger nga kompania e kabllove. Mësohet se të plagosurit ishin shtetas danezë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do blihet me 103.6 lekë dhe do shitet me 104.7 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet me 94.8 lekë dhe do shitet me...

08:51

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI