Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Shoku i grekut rrëfen tmerrin, si e vranë dhe fshehën trupin e shqiptares, Gjeorgjia Murati

Lapsi.al 9 January 2024
Shoku i grekut rrëfen tmerrin, si e vranë dhe fshehën trupin e

Zbardhen të tjera detaje tronditëse nga krimi i rëndë në Greqi, ku një 41 vjeçare shqiptare në muajin e tretë të shtatzënisë u gjet e pajetë në një zonë të pyllëzuar në Halkidiki. Viktima është identifikuar si Gjeorgjia Murati, teksa i dyshuari kryesor është partneri i saj. Referuar mediave vendase, 39-vjeçari kishte përgatitur një “grabitje false” ku do të mobilizonte 41 vjeçaren. Më pas autori së bashku me mikun e tij, 34 vjeç, kishin planifikuar të shkonin të shtëpia e Muratit, ku do të merrnin një shumë prej afro 8 mijë eurosh.

Ishte pikërisht miku i autorit i cili rrëfeu para autoriteteve se rreth orës 11 të natës së Vitit të Ri, 39-vjeçari dhe partnerja e tij u kthyen në shtëpinë e tyre. Ai vetë ishte fshehur në errësirë.

Ai tregoi se e kërcënuan 41-vjeçaren me thikë, e çuan në dhomën e gjumin ku e prangosën dhe i mbuluan sytë. Sipas dëshmisë të 34-vjeçarit, ai zbriti automjetin që do të largoheshin, dhe vetëm pas afro 10 minutash zbriti partneri i Muratit. “Dhjetë minuta më vonë ai zbriti dhe më kërkoi ndihmë duke më thënë se i ka vdekur partneri”, mësohet se i ka thënë policisë 34-vjeçari duke treguar se gruan e ka gjetur në një pellg gjaku.

Ai deklaroi se e ndihmoi autorin në fshehjen e trupit. I marrë në pyetje nën betim nga efektivët e policisë, 39-vjeçari deklaroi se nuk kishte dijeni për fatin e partneres së tij. Informacionet thonë se ai ka dëshmuar se natën e ndërrimit të viteve kanë fjetur bashkë dhe mëngjesin e nesërm partnerja e tij 41-vjeçare shtatzënë është larguar me një destinacion të panjohur, duke iu marrë para nga kursimet e përbashkëta.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI