Flash

Opozita spanjolle e sheh me “sy të ligë” Sanchez-in pas pranimit të pasaportës së Kosovës

Lapsi.al 9 January 2024
Opozita spanjolle e sheh me “sy të ligë” Sanchez-in pas

“Të validosh një pasaport është të pranosh se ka një autoritet nacional që e lëshon atë”.

Është kjo linja kryesore e kundërshtimit – dhe jo vetëm, nga opozita spanjolle – ndaj pranimit befasuses të pasaportës kosovare nga shteti spanjoll.

Pranimi thuajse në heshtje i pasaportës kosovare është bërë brum për debat të ashpër në Spanjë dhe ka ngritur pikëpyetje të mëdha atje.

Qeveria e Pedro Sanchez-it, e brishtë ashtu siç doli nga zgjedhjet e fundit është në nevojë të një ujdie edhe me katalonasit shumicë të qëndrueshme parlamentare.

Katalonasit, në anën tjetër, jo vetëm që mirëpritën ngrohtësisht njohjen e pasaportës kosovare; por edhe më tej vazhdojnë ta kenë Kosovën si një “udhërrëfyes” të aspiratave të tyre të pavarësim.

Këto aspirata ata i artikulojnë kurdo që gjejnë moment oportun.

Sanchez, në prag të një ujdie me parti që kaherë njihen të mbajnë qëndrim secesionist nga shteti, u shndërrua në target për sulme të ashpra nga Partia Popullore, parti kjo që për nga numrat qëndron tejet solide.

Dhe pikërisht për njohjen/pranimin e pasaportës së shtetit të Kosovës, që ata shprehen se “në asnjë mënyrë nuk nënkupton njohje” dhe se pranimi u bë vetëm-e-vetëm-që kosovarëve “t’u mundësohet udhëtimi i ligjshëm” në dritën e heqjes së regjimit të vizave në zonën Schgengen.

Partia Popullore e Spanjës – që edhe ashtu gëzon mbështetje të madhe popullore – e ka interepretuar atë si “tundje të kokës në miratim” ndaj aspiratave secesioniste katalonase; e madje edhe që “i hap dyert që çfarëdo shteti të pranojë në të ardhme ndonjë pasaportë katalonase hipotetike”.

Linja kryesore e kundërshtimit të pranimit të pasaportës kosovare vijon kështu: “Të validosh një pasaport është të pranosh se ka një autoritet nacional që e lëshon atë”.

Dhe këtë e thotë një burime brendapartiake opozitare të kontaktuara nga gazeta prestigjioze “El Mundo”.

Ka prej zërave atje që këtë pranim Sanchez-it ia intepretojnë si “nisja e justifikimit të një diskursi të ri të koalicionit ekzekutiv kundrejt Katalonisë”.

“El Mundo” ka shkruar gjerësisht rreth këtyre zhvillimeve, ku në leximin e saj rreth qëndrimeve të Partisë Popullore, shkruan se “mbështeten në faktin se hapi i pranimit të pasaportave kosovare është ndërmarrë në prag të votimit të mprehtë nga Kongresi të tre dekretligjeve të cilat, për momentin, varen nga partia e Carles Puigdemont, ky i fundit më luftaraku në favor të pavarësisë së Katalonjës”.

Puidgemont, siç rikujton “El Mundo”, kaherë është thirrur në modelin e Kosovës për shpalljen e pavarësisë; model këtë që është shprehur se Katalonja duhet ta ndjek.

“Nuk mund të heqim dorë kurrë nga rruga e njëanshme (e shpalljes së pavarësisë). Jo vetëm sepse është krejtësisht legjitime; por edhe sepse ka njohje adekuate ndërkombëtare, dhe rasti i Kosovës është shembull”, shprehej ai më 2020.

Opozita spanjolle, ndërkaq, dyshimin e tyre veçse e magnifikon edhe më tej në frazeologjinë që Qeveria e Spanjës dha për media ditëve të fundit në dritën e pranimit të pasaportës kosovare.

Kjo për shkak se në përgjigjen e tyre iu referuar mbështetjes së zgidhjes së kontesteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “përmes dialogut”.

“Teoria e ‘dialogut’ është pikërisht, sipas opozitës, ajo që tani synohet të transferohet në arenën ndërkombëtare në lidhje me lëshimet e bëra ndaj kërkesave të secesionizmit katalanas”, raportoi gazeta spanjolle.

Në këtë kuptim, Popullorët konsiderojnë se “Qeveria po përpiqet t'i kalojë problemet e saj të brendshme në politikën e jashtme” ose, thënë ndryshe, “bëhet fjalë për ushtrimin e një politike të jashtme të kushtëzuar nga problemet e brendshme me të cilat përballet Ekzekutivi”.

Në fund, konkludojnë Popullorët, “politika e jashtme pushon së qeni politikë shtetërore dhe bëhet politikë e qeverisë”./Nacionale

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI