Flash

Nënë e bir kapen tek rruga e Dibrës, pritet ekstradimi drejt Italisë

Lapsi.al 9 January 2024
Nënë e bir kapen tek rruga e Dibrës, pritet ekstradimi drejt

Nënë e bir janë arrestuar në Tiranë pasi rezultonin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Afternoon”. Të kërkuar ndërkombëtarisht për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, kapen në Tiranë dhe arrestohen me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 2 shtetas (nënë e bir).

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e dy shtetasve në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Afternoon”. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në Rrugën e Dibrës dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasit:

-Deshira Goseni, 63 vjeçe, dhe Eduard Goseni, 44 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Veronas, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali.

Të këshilluara

Ish-ministri Ilir Beqaj shkon në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK. Beqaj është paraqitur në SPAK së bashku me avokatin Ermal Yzeriraj. Ilir B...

09:17

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI