Flash

Franca zgjedh kryeministrin më të ri në historinë e saj

Lapsi.al 9 January 2024
Franca zgjedh kryeministrin më të ri në historinë e saj

Gabriel Attal do të jetë kryeministri më i ri i historisë së republikës së V në Francë. Ai u ngarkua nga Presidenti i Republikës Macron me detyrën e krijimit të një qeverie të re. Në moshën 34-vjeçare, ministri jetëshkurtër i Arsimit, i renditur në të majtë të shumicës presidenciale, do të duhet të përpiqet t'i japë frymë të re mandatit të dytë pesëvjeçar të Emmanuel Macron.

Mbrëmjen e së hënës, ish kryeministrja Elisabeth Borne i dorëzoi Emmanuel Macron dorëheqjen e qeverisë së saj, me kërkesë të kreut të shtetit që e pranoi atë, pas njëzet muajsh qëndrimi në Matignon.

Transferimi i pushtetit midis zonjës Borne dhe Gabriel Attal duhet të bëhet tashmë në orët e ardhshme në Matignon. Ky i fundit u ngarkua nga Emmanuel Macron për të formuar një qeveri të re.

Shefi i opozitës së majtë Melenchon e komentoi këtë emërim si fshirjen e pozicionit të kryeministrit dhe zëvendësimin e tij me një zëdhënës së presidentit. "Fatkeqësi për popujt që i zgjedhin princat fëmijë" shkroi ai. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI