Flash

Flet ish-gruaja e autorit që vrau shqiptaren në Greqi: E kuptova që ishte ai vrasësi

Lapsi.al 9 January 2024
Flet ish-gruaja e autorit që vrau shqiptaren në Greqi: E kuptova

Gjithnjë e më shumë po dalin në dritë provat e sjelljes abuzive të ish-partnerit të Xheorxhinës.

Ish-bashëshkortja e tij, me të cilën autori ka dy fëmijë ka thënë për mediat greke se për vite me radhë kishte qenë viktimë e sjelljeve abuzive dhe rrahjeve brutale.

“Unë mund të isha në pozicionin e Xheorxhinës. Ne ishim bashkë për shtatë vjet dhe ai ishte gjithmonë i dhunshëm, duke më goditur sepse ishte xheloz dhe për paratë. Ai ishte shumë i dhunshëm, nuk më linte të dilja, kujdesesha vetë për shtëpinë dhe fëmijët”, thotë gruaja.

“E kisha denoncuar disa herë në polici. Në incidentin e parë më goditi në sy dhe përgjithësisht kishim tensione. Ishte i dhunshëm, më rrihte nga xhelozia, nuk donte të punoja dhe kur nuk i pëlqente diçka më rrihte. Në vitin 2018 shkuam te një avokat për të marrë një divorc. Ai u martua përsëri dhe më pas u dënua për bigami”, shtoi ajo.

“Dukej se ai ishte i aftë të më vriste mua dhe çdo grua. Kur Xheorxhina u zhduk dhe unë e pashë, e kuptova që në momentin e parë që ai e bëri atë. Madje kuptova që mesazhet ishin të tijat. Për fat të keq do të futet në burg për 15-20 vjet dhe pastaj do të dalë, por ajo nuk kthehet më. Unë pata fat dhe shpëtova”, theksoi ajo.

Në një video të publikuar nga mediat greke, Xhorxhina shfaqet teksa ecën dorë për dore me partnerin e saj, pasi ky i fundit e kishte marrë nga puna dhe po kthehshin për në banesën atyre, aty ku ai do e vriste dhe më pas do fuste në një valixhe për ta groposur më pas në një pyll të Halkidikit, midis Triglia dhe Galatista.

Xhorxhia Murati, e cila ishte shtatzëne u vra nga partneri i saj, i cili për tetë ditë të tëra në ekranet e televizioneve greke kërkonte me dëshpërim gruan e tij të humbur. Por në fund rezultoi se ai ishte autori i ngjarjes makabre që tronditi mbarë opinionin publik në Greqi dhe Shqipëri. Burri vrasës denoncoi në polici zhdukjen e bashkëjetueses së tij më 2 janar të këtij viti.

Ndërsa dje 8 janar, autoritetet gjetën trupin e pajetë të 41-vjeçares në një pyll të Halkidikit, midis Triglia dhe Galatista.

Lidhur për vdekjen e shqiptares kanë rënë në prangat e policisë partneri i saj, si dhe një nga miqtë e tij. Trupi i shqiptares u gjet pas dëshmisë së mikut të partnerit të 41-vjeçares i cili tregoi se shqiptarja u vra nga partneri i saj, ndërsa ai e ndihmoi për ta fshehur në pyll.

Më 2 janar, pak orë pas zhdukjes së 41-vjeçares, partneri i saj bëri daljen e tij të parë televizive duke u përpjekur të paraqiste skenarin përmes të cilit besonte se do të fshihte krimin makabër.

“U zgjova në orën 9 të mëngjesit. Pashë që më ka dërguar mesazh se ka ardhur në shtëpi, dhe se kishte marrë para nga sirtari. Nuk mund ta di arsyen, Gjeorgjia më kërkonte gjithmonë para kur i duhej diçka. Më vonë kuptova se mungonin edhe disa sende personale të saj nga shtëpia. Ajo nuk informoi askënd, madje as vajzën e saj”, tha partneri ai më 2 janar.

Tre ditë më vonë, ai këmbëngulte se “ duhen gjetur medoemos gjurmët e telefonit të saj. E kam kërkuar në punën e saj, në vendin ku shkonim për kafe, kam kontaktuar me miqtë e saj. Me shoqet që e njohin prej 40 vitesh. Ajo që kuptova nga miqtë e saj është se ata nuk e dinin se ajo ishte shtatzënë”.

Pak orë para zbardhjes së krimit, partneri i Gjeorgjisë ka denoncuar një vjedhje në banesën ku jetonte 41-vjeçarja. Ai inskenoi planin e vjedhjes për të zhvatur rreth 7 mijë euro nga banesa e 41-vjeçares, shkruan zougla.gr. Kjo është pista kryesore që po hetohet tashmë nga policia greke, pasi dyshohet se gruaja fatkeqe u vra për çështje parash.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI