Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Ekzekutim i shqiptares në Greqi/ Partneri: E vranë teksa flija, nuk e bëra unë

Lapsi.al 9 January 2024
Ekzekutim i shqiptares në Greqi/ Partneri: E vranë teksa flija, nuk e

39-vjeçari grek i arrestuar për vrasjen e partneres shqiptare Gjeorgjia Murati në Selanik, në Greqi, e cila ishte në muajin e tretë të shtatzënisë ka mohuar akuzat. “E vranë teksa flija, nuk e bëra unë”, mësohet te ketë deklaruar ai sipas Protothema.gr. Sipas mediave greke, autori pretendon se bashkëpunëtori i tij, që ka rrëfyer krimin, po e implikon në vrasje.

Në fakt, 39-vjeçari mësohet se ka thënë në dëshminë e tij se atë natë fatale të Vitit të Ri kishte marrë pilula të rënda gjumi për të fjetur dhe kur u zgjua në mëngjes gruaja nuk ishte në shtëpi. Ai pretendon se shoku i tij së bashku me një bashkëpunëtor të panjohur, vranë 41-vjeçaren dhe ai vetë nuk e kuptoi se ishte në gjumë.

“Nuk kam bërë asgjë, gjithçka ka ndodhur natën teksa flija”, mësohet të ketë thënë ai në polici. Shqiptarja ishte raportuar e zhdukur që prej ditës së Vitit të Ri. Ishte 34-vjeçari, shok me partnerin e gruas, që ka rrëfyer gjithçka duke pranuar se e kishte ndihmuar atë që ta zhdukte trupin në një zonë të pyllëzuar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI