Flash

Drogë, vjedhje dhe aksidente, arrestohen 12 persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale

Lapsi.al 9 January 2024
Drogë, vjedhje dhe aksidente, arrestohen 12 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 12 persona për vepra të ndryshme penale. Arrestimet janë kryer në 24 orët e fundit. Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:

– 25 vjeç dhe 36 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin 37 vjeç, banues në Shkozë, pasi në afërsi të Piramidës, dyshohet se i ka vjedhur motorin elektrik, një shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, 45-vjeçari, gjatë shoqërimit në komisariat, ka kundërshtuar me forcë, punonjësit e Policisë. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasen 34 vjeçe, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën e një shtetaseje

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen, 18 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish-të dashurin e saj, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor Krujë arrestuan shtetasin, 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor “Tiranë-Fushë Krujë”, ka aksidentuar shtetasin B. B., dhe djalin e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve, 4-vjeçari ka humbur jetë në spital.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në rrugën “Gramoz Pashko”, është përplasur me një automjet tjetër të parkuar, me pasojë vetëm dëme materiale;

– 25 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor “Tiranë-Durrës”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga;

– 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Elbasanit, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin M. Ç., 82 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

– 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në afërsi të TEG-ut, ka aksidentuar shtetasin E. P., 60 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje;

– 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën “Ali Shefqeti”, ka aksidentuar shtetasen L. Gj., 60 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI