Flash

Arrestohet 30-vjeçari në Fier, shiste køkainë në qendër të qytetit

Lapsi.al 9 January 2024
Arrestohet 30-vjeçari në Fier, shiste køkainë në

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap me doza kokainë, të përgatitura për t’i shitur. Autoritetet bëjnë me dije se është sekuestruar lënda narkotike. Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimin i policisë:

“Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe të mbështetur nga inteligjenca policore, kanë goditur një tjetër rast të shitjes në doza, të drogave të forta. Për rastin u arrestua në flagrancë, në qendër të qytetit të Fierit, shtetasi 30 vjeç, banues në Fier. Nga kontrollet fizike dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan këtij shtetasi, një sasi lënde narkotike kokainë, të ndarë në doza, me qëllim shitjen”,

Të këshilluara

Ish-ministri Ilir Beqaj shkon në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK. Beqaj është paraqitur në SPAK së bashku me avokatin Ermal Yzeriraj. Ilir B...

09:17

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI