Flash

Vendi përfshihet nga temperaturat e ulëta, ARRSH: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë

Lapsi.al 8 January 2024
Vendi përfshihet nga temperaturat e ulëta, ARRSH: Pajisuni me goma

I gjithë vendi gjatë natës është përfshirë nga reshjet e shiut dhe dëborës. Temperaturat kanë qenë të ulëta duke krijuar ngrica në zona të ndryshme.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se grupet e punës kanë qenë në terren për pastrimin e rrugëve nga rënia e gurëve apo inerteve. Sakaq, mjetet borëpastruese kanë vijuar punën. Rrugët, thuhet në njoftimin e ARRSH, janë pastruar dhe qarkullimi vijon pa probleme.

ARRSH i bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe me zinxhirë kur udhëtojnë në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjlistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI