Flash

Tronditëse/ 41-vjecarja shqiptare shtatzënë vritet nga partneri i saj në Greqi

Lapsi.al 8 January 2024
Tronditëse/ 41-vjecarja shqiptare shtatzënë vritet nga partneri i

Mediat greke kanë nxjerrë detaje tronditëse nga vrasja dhe më pas zhdukja e 41-vjeçares shqiptare Gjeorgjia Murati në Selanik. Ajo u masakrua nga bashkëshorti i saj grek i cili u ndihmua edhe nga një shok i tij për të fshehur trupin në një pyll.

Nëna e një vajze 13-vjeçare nga një martesë e parë ishte tashmë shtatzënë në muajin e tretë. Fillimisht bashkëshorti e raportoi zhdukjen e gruas së tij në polici si një braktisje prej saj. Madje, mediave greke ai u tha se ajo i kishte dëruar një mesazh dhe kishte marrë edhe një shumë parash me vete.

“Mirëmëngjesi dashuri… Unë jam në shtëpi, kështu që shihemi më vonë. Dije se e di që nuk po punon më për shkak të gënjeshtrës që të kërkova të thuash që të bëhemi miq. Dua të të them diçka: të kam marrë para nga sirtari... E di që ke nevojë, por është domosdoshmëri. Unë do ta sqaroj personalisht. Të lutem mos u zemëro me mua... të dua” – ishte mesazhi që sipas tij ajo i dërgoi ditën e vitit të ri përpara se të zhdukej.

41xr-1

Bëhet fjalë për një shumë prej afro 5 mijë euro. Pas hetimeve, rezultoi se ishte pikërisht partneri i saj që dyshohet se kishte organizuar vrasjen dhe ka ekzekutuar gruan shtatzënë. Policia dyshoi se mesazhi nuk i ngjante mënyrës si shkruante gruaja shqiptare dhe se ajo nuk do të bënte kurrë këtë lëvizje për të marrë paratë dhe për t'u zhdukur. Partneri i saj, tashmë i arrestuar, është një person me precedent penal.

Detajet e plota të ngjarjes/ Si u masakrua nga bashkëshorti grek

Motra e tij e kishte raportuar se ai kishte sjellje të dhunshme dhe e kishte rrahur 5 herë. Policia ka sekuestruar celularin e tij, pasi mendon se mund të gjenden informacione të vlefshme për hetimin. Përpara se të arrestohej ai i tha televizionit grek, STAR se nuk i interesonte se kush e quante vrasës.

“Është hera e parë që dëgjoj nga ju që akuzohem në rrjetet sociale si një vrasës. Nuk do t’u kushtoj vëmendje në këtë fazë. Çështja është të gjendet ku është Georgia, askush nuk e di nëse është gjallë apo jo. Ende nuk e dimë se çfarë po ndodh”, - tha ai dhe kërcënoi me padi ata që e akuzonin.

Detajet e plota të ngjarjes/ Si u masakrua nga bashkëshorti grek

Trupi i gruas shqiptare u gjet i futur në një valixhe në një zonë të pyllëzuar midis Triglias dhe Galatistas, në Halkidiki. Një mjek ligjor është angazhuar për të kryer autopsinë. Shoku i bashkëshortit që ndihmoi për të zhvendosur trupin është ai që ndihmoi policinë për ta gjetur atë.

41xroni-xorafi-m

Ai tha gjithashtu se shkak u bë një grindje për paratë. Ishin më pas edhe pamjet e marra nga kamerat e zonës, ADN-ja, si dhe gjurmët e gishtave që çuan në zbulimet tronditëse. ©LAPSI.al

WhatsApp_Image_2024-01-08_at_22_54_14_b6c08c1d

missing-alert-thesaloniki

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI