Flash

Incident në uzinën e Kurum në Elbasan, plagoset vëllai i ish-ministres së Arsimit

Lapsi.al 8 January 2024
Incident në uzinën e Kurum në Elbasan, plagoset vëllai i

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë kësaj të hëne në një nga uzinat e Kurum International në ish- kombinatin Metalugjik të Elbasanit. News24 që citon burime të tij jo-zyrtare raporton se gjatë provave të instalimit të një makinerie ka ndodhur një aksident i rëndë. Për pasojë, ka mbetur i plagosur inxhinieri Mikel Caku, i cili është vëllai i ish-ministres së Arsimit dhe njëherazi deputetes së PS-së, Evis Kushi.

Ai është janë transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe më pas për një trajtim më të specializuar në një spital privat pasi një shufër hekuri e shkëputur nga makineria e ka dëmtuar në këmbë. Sipas të njëjtave burime, dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosnjohjes së procesit teknologjik të makinerisë që inxhinieri dhe një punëtor po tentonin ta vinin në punë. Ndërkohë policia e Elbasanit ka dokumentuar ngjarjen e cila po hetohet nga Prokuroria.

"Elbasan/Më datë 08.01.2024, në spitalin e Elbasanit, ka shkuar për asistencë mjekësore shtetasi M. C., 58 vjeç banues në Elbasan. Pas marrjes së njoftimit, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe grupi hetimor kanë shkuar në spital dhe më pas në vendngjarje dhe kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Nga veprimet hetimore rezultoi se në ambientet e “Kurum”, shtetasi M. C., 58 vjeç, me detyrë ekspert për sigurinë e zjarrit, gjatë ekspertimit tek Sektori i Petëzimit, është dëmtuar aksidentalisht në këmbë nga një shufër hekuri e shkëputur nga makineria e prodhimit.

58-vjeçari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme" - thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI