Flash

Vetëvrasja e 41-vjeçares, zbardhet dëshmia në polici e bashkëshortit të saj

Lapsi.al 7 January 2024
Vetëvrasja e 41-vjeçares, zbardhet dëshmia në polici e

Policia e Durrësit, ka arrestuar shtetasin Xhemal Loka, pasi dyshohet se shtyu gruan e tij Bedrie Lokën, drejt vetëhelmimit, ndërkohë është marrë në pyetje sërish nga policia. Sipas bluve të Durrësit, rezulton se kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij të ndjerë. Gjithashtu, 45-vjeçari gjatë marrjes në pyetje ka mohuar akuzën.

“Nuk kam lidhje fare me vetëhelmimin e gruas time. Ajo e ka bërë këtë për shkak të bulizimit në Tik Tok”, – ka deklaruar ai.

“Unë jam kthyer pak ditë para ndërrimit të viteve nga Greqia. Ka qenë insistimi i Bedries që të vija dhe të kaloja festat në familje. Kemi pasur disa debate pasi kam ardhur, debate që çdo çift i ka. Bedria e vuante shume denigrimin e figurës së saj qu iu bë dhe vazhdonte ti bëhej në TikTok dhe për kete kemi debatuar edhe më herët. Unë nuk jam bërë shkak që ajo ti jape fund jetës, nuk di të them më shumë se aq” - ka deklaruar ai.

Ndërsa lidhur me dëshmitë e fëmijëve, të cilët kanë deklaruar se babai i tyre i bënte shantazh të vazhdueshëm nënës së tyre, si dhe bisedat e kapura në celularë ku nuk mungojnë kërcënimet, ai ka preferuar të heshtë.

Policia ka sekuestruar telefonin i tij celular që e kishte fshehur te motra e tij. Hetuesit kanë në duar veç telefonit të tij edhe atë të bashkëshortes tashmë të vdekur.

Xhemal Loka, u arrestua një ditë më parë, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak. /LAPSI.al

Të këshilluara

Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë

Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit në lartësitë mbi 700 m. Reshje dëbore ka pasur në segmentin rrugor Dardhë - Boboshticë ku trashësia ka shkuar...

10:33

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI