Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Tërmeti në Japoni: Numri i të vdekurve shkon në 126

Lapsi.al 7 January 2024
Tërmeti në Japoni: Numri i të vdekurve shkon në 126

Ekipet e shpëtimit vazhduan sot kërkimin për të mbijetuar në rrënojat e ndërtesave të shembura pas tërmetit shkatërrues që tronditi Japoninë ditën e Vitit të Ri dhe vrau të paktën 126 njerëz, sipas numërimit të fundit, me motin e keq që pengon bizneset.

Sipas një numërimi të ri të shpallur nga autoritetet lokale, 516 persona u plagosën dhe rreth 210 mbeten të zhdukur. Por shpresat për të gjetur të mbijetuar gati pesë ditë pas katastrofës janë duke u pakësuar.

I ftohti dhe moti i keq vështirësojnë punën e ekipeve të shpëtimit. Nesër pritet të bjerë borë, ndërsa çarjet gjigante dhe rrëshqitjet e dherave vështirësojnë qarkullimin në rrugë.

Tërmeti me magnitudë 7.6 që goditi bregun perëndimor të Japonisë ka dëmtuar rëndë shumë infrastrukturë, ndërsa 23,000 shtëpi mbeten pa energji elektrike në prefekturën Hokuriku.

Lëkundjet, që u ndjenë deri në Tokio, 300 kilometra larg, shkaktoi edhe një cunami, me valë mbi një metër të larta.

Ky është tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur Japoninë , pas atij që ndodhi në vitin 2016 në pjesën jugperëndimore të vendit dhe shkaktoi vdekjen e 276 personave.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI