Flash

Rritja e pagave në shtet: Administrata e “nënës”, infermierët dhe mësuesit të “njerkës”

Lapsi.al 7 January 2024
Rritja e pagave në shtet: Administrata e “nënës”,

FaxWeb

Fillimi Ekonomi

Rritja e pagave në shtet: Administrata e “nënës”, infermierët dhe mësuesit të “njerkës”

08:01 | 07/01/2024

Rritja e pagave në shtet: Administrata e “nënës”, infermierët dhe mësuesit të “njerkës”

Reforma për rritjen e pagave në sektorin publik thelloi diferencën e pagave të mësuesve dhe infermierëve me pagën mesatare në shkallë vendi. Në fund të vitit 2022, paga mujore bruto e një mësuesi në arsimin 9-vjeçar ishte mesatarisht 68,400 lekë në muaj, ose sa 92% e pagës mesatare në sektorin shtetëror (74,450 lekë). Pas rritjes me 7%, paga mesatare e mësuesit arriti në 70,000-71,000 lekë, nivel ky sa 86% e pagës mesatare në sektorin shtetëror në tremujorin e dytë të këtij viti. Diferenca me pagën mesatare është thelluar edhe për infermierët. Paga në këtë kategori ishte sa 82% e pagës mesatare në sektorin shtetëror në fund të vitit 2022, teksa në qershor 2023, diferenca është thelluar edhe më tej, duke shkuar në 79% të pagës mesatare në sektorin shtetëror. Në vitin 2022, shpenzimet buxhetore në arsim dhe shëndetësi, në raport me PBB-në, ranë në nivelin më të ulët që nga 2017. Si janë përkeqësuar shërbimet në arsim dhe shëndetësi.

Në prag të fushatës për zgjedhjet vendore të pranverës së këtij viti, qeveria shpalli planin ambicioz për të çuar pagën mesatare në sektorin publik në rreth 900 euro në vitin 2024, nga rreth 720 euro që ishte në fund të vitit 2022.

Sipas parashikimeve, ky premtim do të tejkalohet, pasi raportimet zyrtare të Ministrisë së Financave referojnë se paga mesatare në sektorin publik do të arrijë në 98,550 lekë (938 euro), por për punonjësit në shërbimet themelore, mësues dhe infermierë, ky nivel do të jetë shumë më i ulët.

Në prill 2023, Kryeministri Edi Rama publikoi fotot e disa mjekëve, mësuesve dhe infermierëve me shënimin poshtë portreteve ku ishte përcaktuar niveli i ri i pagave më 2024.

Sipas këtij premtimi, paga e një mësuesi në arsimin e mesëm do të arrinte 103,200 lekë në vitin 2024, nga 76,160 lekë që ishte në maj të këtij viti (pas rritjes me 7%).

Për të arritur këtë premtim, shtesa bruto duhet të jetë 27 mijë lekë në muaj. Ministria e Financave, në një sqarim të posaçëm për “Monitor”, tha se, rritja më e lartë do të jetë për infermierët për vitin 2024, të cilët do të përfitojnë një shtesë mujore 15.000 lekë.

Mjeku i përgjithshëm për vitin 2024 do të përfitojë një rritje në masën 20,000 lekë në muaj. Për të gjitha kategoritë e tjera, rritja e pagave do të realizohet në përqindje dhe do të specifikohet nëpërmjet vendimeve të posaçme, edhe në bashkëpunim me Departamentin e Administratës Publike (DAP), sqaroi Ministria e Financave.

Aktualisht, një infermier me 14 vite punë në spitalin “Nënë Tereza” me master merr pagë bruto 65,180 lekë në muaj, ndërsa neto, vetëm 53,207 lekë. Me shtesën 15,000 mijë lekë në korrikun e vitit 2024, paga e infermierit në QSUT arrin në 80,080 lekë në muaj, ose 19% më pak se paga mesatare e pritshme në shkallë vendi.

Paga bruto e një mësuesi në sistemin 9-vjeçar është aktualisht rreth 70 mijë lekë. Duke marrë për bazë faktin se rritja më e madhe e pagave më 2024 shkon për infermierët (15,000 shtesë në muaj), pagat e reja të mësuesve do të jenë shumë më të ulëta se niveli mesatar i pagave në sektorin publik në vitin 2024.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI