Flash

Mbështetësit e Berishës tubim edhe në shi, ish-kryeministri u flet nga dritarja

Lapsi.al 7 January 2024
Mbështetësit e Berishës tubim edhe në shi, ish-kryeministri

Ish-kryeministri Sali Berisha u është drejtuar sërish përmes një fjalimi nga dritarja simpatizantëve të tij, të mbledhur poshtë banesës ku ai prej disa ditësh ndodhet në arrest shtëpiak.

Edhe pse reshjet e shiut nuk kanë munguar ditën e sotme, mbështetës të ish-kryeministrit janë mbledhur poshtë banesës së tij, veprim po ndjekin prej disa ditësh.

Berisha iu drejtua atyre duke thënë se duhet të luftojnë për lirinë dhe të drejtat e tyre duke mposhtur frikën.

Ai përsëriti thirrjet e tij kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se qeverisja e këtij të fundit mbështetet në vjedhjen e votave dhe paratë e krimit.

“E keqja që po rrënon kombin quhet Edi Rama dhe regjimi i tij. Në rast se mendojmë se çfarë është shpresa, shpresa është rrezja që shpon çdo errësirë e tunel dhe që jep dritë udhës që duhet të ndjekim. Shpresa sot jeni ju, me qëndresën tuaj, ku keni vendosur të përballeni me diktaturën dhe të qëndroni si opozitarë të pamposhtur.

Edi Rama, nuk ka të ardhme. Plaçkitja e votës së shqiptarëve dhe pushteti mbi drogën shumë shpejt do jetë para gjyqit të historisë.

Ju jeni burra dhe gra që i besoni të vërtetës dhe Zotit. Nuk ka sot gjë më jetike se sa besimi juaj dhe i të rinjve, burrave e grave të saj. Censusi mbahet sekret, ai tregon se nga 2.9 mln në vitin 2013, sot nuk jemi as 1.5 mln në Shqipëri.

Kurrë në histori, një luftë apo epidemi nuk ka dërrmuar shqiptarët siç ka bërë sot regjimi i Edi Ramës.

Luftoni për lirinë dhe të drejtat tuaja, por kjo miqtë e mi kërkon të vrasim frikën. Na duhet që të rikujtojmë dhe njëherë armën me të cilën Papa Gjon Pali u bë Papa liberator, në kulmin e territ të diktaturave komuniste, ai iu drejtua besimtarëve me një fjalë të vetme. Mos jini të trembur, mos kini frikë. Ajo fjalë u shndërrua në shpatën e idealeve me të cilat njerëzit e shtypur luftuan dhe mposhtën diktaturat komuniste. Kjo është një apel për çdo qytetar shqiptar, se këta bastardë e kriminelë duken të fortë vetëm se nuk ngrihemi ne. Ne duhet të rrënojmë ëndrrën e Edi Ramës për një vend pa opozitë”, u shpreh ai.

Të këshilluara

Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë

Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit në lartësitë mbi 700 m. Reshje dëbore ka pasur në segmentin rrugor Dardhë - Boboshticë ku trashësia ka shkuar...

10:33

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI