Flash

Çmenduri në Itali/ Babai i futbollistit shqiptar të kombëtares godet portierin kundërshtar

Lapsi.al 7 January 2024
Çmenduri në Itali/ Babai i futbollistit shqiptar të

Një episod i pabesueshëm ka ndodhur në fundin e ndeshjes Cesena - Olbia, e vlefshme për Grupin B të Serisë C. Në minutën e 90-të sapo ra bilbili për fundin e ndeshjes së fituar nga vendasit 1-0 falë golit të Corazza, në fushë hyri babai i Cristian Shpendit, sulmuesit shqiptar të Cesena.

Ai zbriti nga tribunat e stadiumit Manuzzi deri në fushë për të sulmuar portierin e skuadrës kundërshtare, Filippo Rinaldi. Babai i futbollistit shqiptar përfitoi edhe nga fundi i tensionuar i ndeshjes dhe goditi në fytyrë Rinaldin me grushtin e djathtë. Menjëherë ka hyrë për t'i ndalur Riccardo Chiarello, mesfushori i Juventusit, si dhe anëtarë të tjerë të stolit të vendasve.

Sipas asaj që japin mediat italiane, çmenduria e babait të Shpendit u nxit nga një goditje e ndaluar që portieri Rinaldi i kishte dhënë djalit të tij gjatë ndeshjes. Kjo bëri që sulmuesi shqiptar të detyrohej të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi në vetull. Sipas të njëjtave burime, përveç pasojave për lojtarin, Cesena tani rrezikon një gjobë dhe skualifikim të fusha.

Cristian Shpendi dhe vëllai i tij binjak Stiveni Shpendi që luan te Empoli në Serie A janë pjesëtarë të ekipit Kombëtar shqiptar U-21 dhe kandidatë për kombëtaren që drejtohet nga Sylvinho. Cristian numëron 7 ndeshje me U21 ku ka shënuar edhe 1 gol. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Së shpejti një "Barbie" Muzikal?

Margot Robbie, Greta Gerwig dhe America Ferrera folën së fundmi  për mundësinë  e një muzikali të "Barbie"në Gala e 35-të vjetore të çmimeve të Festivalit Ndërk...

17:00

Borë dhe probleme në juglindje të vendit

Nga reshjet e dëborës është përfshirë edhe zona malore e bashkisë Maliq. Në rrugën lidhëse Lozhan-Moglicë situata është nën kontroll, borëpastrueset ndodhen në ...

20:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI