Flash

Zgjedhjet presidenciale në Rusi, dy kandidatë do të garojnë kundër Putinit

Lapsi.al 6 January 2024
Zgjedhjet presidenciale në Rusi, dy kandidatë do të garojnë

Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë njoftoi të premten se i ka regjistruar dy kandidatë të cilët do të garojnë kundër Vladimir Putinit në zgjedhjet presidenciale në mars. Komisioni ua pranoi kandidaturat Leonid Slutskyt, kryetarit të komisionit për punë të jashtme në dhomën e ulët të Parlamentit të Rusisë, si dhe Vladislav Davankovit, nënkryetarit të dhomës së ulët të Parlamentit.

Zgjedhjet presidenciale në Rusi do të mbahen më 17 mars.

Stutsky është anëtar i partisë nacionaliste, Partia Liberale Demokratike, ndërsa Davankov vjen nga Partia e Re e Popullit. Asnjëri prej tyre nuk pritet të jetë në gjendje ta sfidojë Putinin, megjithatë.

Rivalët kryesorë të Putinit, Aleksei Navalny dhe Vladimir Kara-Murza, janë duke kryer dënime të rënda me burgim, për të cilat thonë se janë të motivuara politikisht.

Për Putinin, 71-vjeçar, zgjedhjet janë formalitet, me mbështetje të mediave shtetërore, dhe pothuajse asnjë zë kundërshtar, si dhe burgosje të figurave opozitare. Mbështetësit e Putinit besojnë se ai e ka rikthyer rendin, krenarinë kombëtare dhe një pjesë të ndikimit të humbur gjatë shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik.

Disa e justifikojnë edhe luftën e Rusisë në Ukrainë, të nisur në shkurt të vitit 2022, të cilën Putin e përshkruan si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Putinit iu dorëzua mandati i presidentit nga Boris Yeltsin në vitin 1999 dhe prej atëherë ka qëndruar në pushtet si president apo kryeministër. Një mandat i ri do ta mbante atë në pushtet të paktën deri në vitin 2030./ REL

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI